Kush e dhunoi me sende të forta kreun e AKU Shkodër, Ramir Haderi
Mbrëmjen e sotme është goditur me sende të forta kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Shkodër, Ramir Haderi.
Burime bëjnë të ditur se Haderi është sulmuar nga persona të paidentifikuar pranë lagjes ‘Rus’, ose siç quhet ndryshe ‘8-katëshi’.
Mësohet se Haderi ka marrë plagë në kokë e trup, dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Burime të pakonfirmuara raportojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pritet edhe një reagim zyrtar për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti. Dhunimi i tij sipas hetimit paraprak, lidhet me detyren si kreu i AKU.
