Arrestohet Emiljano Nina, një prej eksponentëve të grupit të Ervis Martinajt. Nina u kap te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e ish-policit Santjago Malko. Policia bëri me dije se Nina ishte i pajisur me armë.
Selmani është në arrest shtepie pasi vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm ka sjellë zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për shkak të shuarjes së afateve të paraburgimit, sipas vlerësimit të gjykatës.
