TIRANË – Gjyqi për sterilizimin zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme. Ish-ministri Ilir Beqaj do të qëndrojë në kafaz gjatë kësaj seance. Ai është ulur pranë avokatit të tij, Ilir Yzeiraj. Ky i fundit kërkoi pushimin e çështjes. Ai argumentoi se akuza për grup të strukturuar kriminal nuk është zyrtarizuar nga SPAK.
Në dosjen e njohur si “Sterilizimi”, Beqaj përballet me akuza për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Po ashtu, ai akuzohet për lidhje me një grup të strukturuar kriminal. Shtatë të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj, janë dënuar më parë me gjykim të shkurtuar. Gjykata rrëzoi akuzat për grup të strukturuar kriminal ndaj tyre.
Gjyqi për sterilizimin është në procesin e përditësimit. Informacionet do të vijnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
