Igli Kamberi, koka grupit që u godit nga SPAK! Në 2015-ën tentoi të vriste politikanin
Personi në foto është Igli Kamberi, i cili sipas mediave italiane rezulton i përfshirë në një të kaluar të rëndë kriminale dhe është vënë sërish në qendër të hetimeve pas goditjes së fundit të Antimafias italiane në bashkëpunim me SPAK. Ai konsiderohet nga autoritetet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal të shkatërruar në kuadër të operacionit ndërkombëtar.
Sipas dosjeve hetimore të publikuara nga mediat italiane, Kamberi është arrestuar më 8 gusht 2015 së bashku me një tjetër shtetas shqiptar, Artan Belliu, nën akuzat për përfshirje në një plan për eliminimin e kryekëshilltarit të Partisë Demokratike në komunën e Barletës, Pasquale Ventura. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 20 janar 2015 dhe kishte tronditur opinionin publik në Itali.
Hetimet zbuluan se atentati dyshohet të ishte porositur nga ish-bashkëshortja e viktimës, Concetta Dimatteo di Barletta, e cila më pas u arrestua nga autoritetet. Ajo dyshohet se kishte paguar rreth 20–30 mijë euro ndërmjetësin shqiptar Artan Belliu për organizimin e vrasjes, pas një konflikti të ashpër ekonomik dhe sentimental me ish-bashkëshortin e saj.
