Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbetjet kanceroze në Elbasan, i hiqet licensa KURUM

    11.11.2026

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    11.11.2026

    Grabiti OTP dhe Raiffeisen Bank, lihet në burg Robert Duka: Nuk e bëra unë, më keni kapur kot

    11.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»I shpallur në kërkim për 20 vjedhje në seri, 48-vjeçari arrestohet në Tiranë! Skema e mirëorganizuar për grabitje makinash e motorash

    I shpallur në kërkim për 20 vjedhje në seri, 48-vjeçari arrestohet në Tiranë! Skema e mirëorganizuar për grabitje makinash e motorash

    Aktualitet Nga InfoNews24.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një 48-vjeçar, ekspert në vjedhje, i shpallur në kërkim kombëtar për një sërë vjedhjesh automjetesh, motorësh dhe targash në disa qytete të vendit, u arrestua nga Policia e Tiranës.

    i arrestuari është Marjan Hema, i cili kërkohej nga Policisë e Kuçovës dhe akuzohet për të paktën 20 raste vjedhjesh të dokumentuara deri tani. Sipas hetimeve, Hema vepronte me një skemë të mirëorganizuar.

    Reklamë

    Në një qytet vidhte automjete ose motorë, më pas udhëtonte drejt qyteteve të tjera ku vidhte targat e mjeteve dhe i përdorte ato për qëllime kriminale. Targat i montonte në automjete të tjera ose dyshohet se i shiste në grupe të strukturuara kriminale, që i përdornin më pas për fshehjen e gjurmëve të veprimtarive të paligjshme.

    Hetuesit po verifikojnë aktualisht nëse mjetet dhe targat e vjedhura janë përdorur në ngjarje të rënda kriminale. Në disa raste, 48-vjeçari modifikonte edhe vetë targat për të shmangur kontrollet e policisë. Në një prej rasteve, ai kishte ndryshuar një shkronjë të targës së motorit, duke e kthyer “R”-në në “P” për të mos u identifikuar.
    Pas ndalimit, Hema ka dhënë deklarime kontradiktore, duke pretenduar se motorin me të cilin u kap e kishte blerë nga persona të tjerë, por ka mohuar se ishte i vjedhur. Ai rezulton i dënuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale, kryesisht të lidhura me pronën.
    “-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë”, njofton policia.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbetjet kanceroze në Elbasan, i hiqet licensa KURUM

    11.11.2026
    Aktualitet

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    11.11.2026
    Aktualitet

    Grabiti OTP dhe Raiffeisen Bank, lihet në burg Robert Duka: Nuk e bëra unë, më keni kapur kot

    11.11.2026
    Aktualitet

    U arrestua në Greqi/ Kush është Zef Preldakaj që vrau dy vëllezër në Shkodër

    11.11.2026
    Aktualitet

    Apeli rikthen në burg Oltion Bistrin: 7 vite dënim

    11.11.2026
    Aktualitet

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbetjet kanceroze në Elbasan, i hiqet licensa KURUM

    11.11.2026

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    11.11.2026

    Grabiti OTP dhe Raiffeisen Bank, lihet në burg Robert Duka: Nuk e bëra unë, më keni kapur kot

    11.11.2026

    U arrestua në Greqi/ Kush është Zef Preldakaj që vrau dy vëllezër në Shkodër

    11.11.2026

    Apeli rikthen në burg Oltion Bistrin: 7 vite dënim

    11.11.2026
    Më të lexuarat

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    Aktualitet Nga InfoNews06.11.20260

    43-vjeçari shqiptar Fran Preldakaj, i cili është dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme…

    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat…dyshohet për shkelje të rënda

    06.11.2026

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    11.11.2026

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.