Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    Aktualitet Nga InfoNews19.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krimeNjë grabitje e dhunshme e regjistruar në një taksi që qarkullonte në aksin Tiranë–Elbasan ka çuar policinë drejt zbardhjes së një sërë ngjarjesh kriminale, për të cilat dyshohet se kanë të njëjtin autor.

    Reklamë

    Ngjarja ndodhi pranë Palmanovës, ku një shofer taksie ra pre e një sulmi gjatë një udhëtimi që kishte nisur nga Aeroporti i Rinasit. Pasagjeri që ai kishte marrë në Rinas gjatë rrugës e ka kërcënuar me sëpatë dhe me një armë zjarri tip pistoletë, duke i marrë para dhe një varëse floriri nga qafa. Më pas autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar nga Policia rreth 15 minuta më vonë.

    Për këtë ngjarje në pranga është vënë 27-vjeçari Trazhgim Maçi, i cili rezulton të jetë autor edhe në pesë episode të tjera kriminale të ndodhura gjatë muajit qershor në Tiranë, Krujë dhe Durrës.

    Sipas Policisë, më 5 qershor ai dyshohet se ka vjedhur para nga portofoli i një qytetari në tregun e Fushë Krujës. Pesë ditë më vonë, në një biznes në Tiranë, ai akuzohet se ka kërcënuar pronarin me mjet prerës dhe i ka marrë para si dhe një varëse floriri.

    Një tjetër ngjarje është regjistruar më 12 qershor në kryeqytet. Hetimet tregojnë se 27-vjeçari dyshohet të ketë kërcënuar me një send të ngjashëm me armë zjarri pronarin e një subjekti, duke i grabitur një varëse floriri dhe duke e goditur fizikisht.

    Po ashtu, ai dyshohet të jetë autor i grabitjes së një taksisti në Fushë Krujë më 15 qershor, ku janë marrë para, dy telefona celularë dhe një orë dore. Një rast tjetër me të njëjtën skemë është dokumentuar në Shënavlash të Durrësit, ku viktimë ka qenë sërish një drejtues taksie.

    Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për të verifikuar nëse i arrestuari ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të ngjashme, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.