Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoresha e AKSHI-it, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ajo ka hyrë në ambientet e SPAK në prani të avokates së saj. Duhet theksuar se GJKKO ka zbutur masën ndaj Karçanajt, duke e ndryshuar atë nga ‘arrest shtëpiak’ në detyrim për t’u paraqitur.
