Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Frikë nga Daniel Shima? Pse u kursyen dy peshkaqenët e AKSHI nga SPAK?

    Frikë nga Daniel Shima? Pse u kursyen dy peshkaqenët e AKSHI nga SPAK?

    Aktualitet Nga InfoNews27.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Frikë nga Daniel Shima? Pse u kursyen dy "peshkaqenët" e AKSHI nga SPAK?
    Frikë nga Daniel Shima? Pse u kursyen dy "peshkaqenët" e AKSHI nga SPAK?
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Frikë nga Daniel Shima? Pse u kursyen dy “peshkaqenët” e AKSHI nga SPAK?

    Nga Inside Story/ Vetë zonja Karçanaj, ka dhënë sqarime mbi dosjen hetimore dhe gjetjet e prokurorisë në vendimin e sekuestros së pronave ku përfshihen apartamentet si dhe vetura tip Tiguan.

    Reklamë

    “Nuk ka asnjë qindarkë të fshehur. Unë aktualisht jetoj në një shtëpi me qira, deri në fund të 2024, jetoja në shtëpinë ku kam lindur, një apartament 64-vjeçar që i përket kohës së Enverit. Pronat e mia nuk kanë lidhje me titujt bombastikë. Unë zotëroj në Qerret një apartament 1+1, 60 metra/ katrorë, që e zotëron babai i fëmijëve të mi. Unë nuk drejtoj makinë, unë nuk kam makinë. Bëhet fjalë për një Volkswagen Tiguan e 2016, e blerë 10 vite më parë që e përdor babai i fëmijëve të mi, sërish e deklaruar”.

    Në vendimin e sekuestros, mes të tjerash, prokuroria thotë se ka pasur raporte konkrete financiare mes dy ish titullarëve të AKSHIT. Një e dhënë që nxjerr në sipërfaqe edhe rolin e Daniel Shimës. Gjurmët e tij janë në raportet kontraktuale dhe pagesat e dyshimta që citohen nga dosja hetimore.

    Në formë korruptive nga e hetuara Mirlinda Karçanaj, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, të cilat të analizuara në harmoni me njëra tjetrën, bëjnë të besohet fakti se ajo ka përfituar nga shtetasi Daniel Shima, vlerën prej 200.000 euro, në mënyrë indirekte nga shtetasja Arjola Koromani nëpërmjet shtetasit Daniel Shima, në disa raste ka marrë kuti vere të mbushura me kartëmonedha euro.

    Bazuar në këto të dhëna dhe të tjera informacione, së fundi u regjistrua si person nën hetim edhe Daniel Shima. Ai akuzohet për “grup kriminal”, “kryerja e veprave në kuadër të organizatave kriminale”, shkelje e barazisë në tendera dhe korrupsion. Por, bie në sy fakti se për këtë shtetas nuk është caktuar asnjë masë sigurimi personal apo ndaj interesave të tij miliona euro të zbuluara.

    “Në rast se do të përgjigjem si avokat mua më lind dyshime se ndoshta personi në fjalë mund të jetë një bashkëpunëtor i organit të akuzës. Për aq kohë sa ndaj tij rëndojnë të njëjtat akuza si personat e tjerë dhe karshi personave të tjerë ka masa sigurimi dhe ndaj tij jo më bën të mendoj se si mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë. Dhe në raste të tilla lehtësime karshi bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka gjithmonë qofshin këto edhe mosvendosja e masës apo mos marrja të njëjtat tagra siç kanë të bashkëdyshuarit e tjerë, sepse në momentin që një person i jep të dhëna organit të akuzës pa të cilat organi i akuzës nuk mund të bënte asnjë hetim të denjë apo të dilte në konkluzione përkatëse normalisht që personi që bashkëpunon përfiton disa benefite”, u shpreh Ermal Hamataj, avokat.

    “Ka ndodhur shpesh herë që prokuroria e posaçme ka hetuar qoftë edhe persona të rëndësishëm dhe të veshur me pushtet dhe në përfundim ose në mes të hetimeve kur ka pasur arsye që ky person do ti largohej përgjegjësisë penale apo do të kryente një vepër po aq të rëndë apo më të rëndë apo do të intimidonte dëshmitarët do të vendoste në rrezik marrjen e provës ose vërtetësinë e tyre sigurisht që është caktuar masë sigurimi, por jo domosdoshmërisht një person që hetohet duhet të caktohet masë sigurimi”, u shpreh Arber Hoxha, avokat.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.