Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Fondet IPARD, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro dhe për familjarët e bashkëshortit

    Fondet IPARD, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro dhe për familjarët e bashkëshortit

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Emisioni “Plug”

    Në emisionin e kaluar ju zbardhëm skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin në xhepat e fermerëve, shkuan në kontot e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe organizatave kriminale, si dhe të familjarëve të tyre.

    Reklamë

    Sonte do t’ju tregojmë se nuk bëhet fjalë për 1 apo 2 raste, por nga 431 përfitues në total të fondeve të akorduara nga Bashkimi Europian, gati gjysma e tyre janë konfirmuar tashmë se kanë përfituar abuzivisht. Ndërkohë, gjysma tjetër, edhe pse nuk u janë gjetur shkelje ligjore, do t’ju faktojmë se i kanë përfituar fal lidhjeve të forta nepotike, për të cilat nuk është detyrë e OLAF t’i hetojë, por e SPAK-ut.Në listën e zyrtarëve që abuzuan me fondet e IPARD dhe fondet e akorduara nga qeveria shqiptare, janë me qindra emra. Lista mund të nisë nga kryeministri, ministrja e bujqësisë, zv/ministrat, deputetë, drejtorët rajonalë të bujqësisë, etj.

    Por personi kyç që ndërtoi nga e para dhe e zbatoi deri në fund këtë skemë korruptive është ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, të cilën, pas alarmit të dhënë nga Bashkimi Europian për vjedhjen e fondeve, Edi Rama e rriti në përgjegjësi si Ministre të Bujqësisë.

    Ndërsa shumë pak media dhe ekspertë të fushës u morën me thelbin, ajo që bëri bujë në këtë periudhë ishte tallja e Frida Krifcës me qytetarët shqiptarë, se do tu ndërtonte Akademinë e Çobanëve. Ndërsa vëmendjen e tërhoqi kjo rrëshkitje e Krifcës, në fakt ligjërata e saj kishte brenda provat kriminale të ndërtimit nga e para të skemës së Abuzimit nga AZHBR.Në listën e zyrtarëve që abuzuan me fondet e IPARD dhe fondet e akorduara nga qeveria shqiptare, janë me qindra emra. Lista mund të nisë nga kryeministri, ministrja e bujqësisë, zv/ministrat, deputetë, drejtorët rajonalë të bujqësisë, etj.

    Por personi kyç që ndërtoi nga e para dhe e zbatoi deri në fund këtë skemë korruptive është ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, të cilën, pas alarmit të dhënë nga Bashkimi Europian për vjedhjen e fondeve, Edi Rama e rriti në përgjegjësi si Ministre të Bujqësisë.

    Ndërsa shumë pak media dhe ekspertë të fushës u morën me thelbin, ajo që bëri bujë në këtë periudhë ishte tallja e Frida Krifcës me qytetarët shqiptarë, se do tu ndërtonte Akademinë e Çobanëve. Ndërsa vëmendjen e tërhoqi kjo rrëshkitje e Krifcës, në fakt ligjërata e saj kishte brenda provat kriminale të ndërtimit nga e para të skemës së Abuzimit nga AZHBR.Danish Green Garden, me ortakë Denada Shtylla, bashkëshorti i saj Muhamet Iseni dhe Lutfi Kashari, është një tjetër kompani që ka përfituar fonde nga AZHBR. Lutfi Kashari rezulton një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe kryetar i Këshillit Bashkiak. Sigurisht ambicia politike e Luftiut shihet kur ka kandiduar për postin e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste Rrogozhinë (ka pamje online për këtë).

    Ndërkaq Denada Shtylla rezulton kushërira e gjyqtares Yret Shkreli, edhe kjo jo pak e lakuar në media për vendimet e saj, e duket se me kushërirën Shkreli kanë lidhje të forta deri në dhënie lekësh borxh. Investimi i parë për këtë kompani ishte ndërtim sere 2.3 hektar, vlera e investimit 416.000 euro dhe mbuluar nga granti 251.000 euro. Investimi i dytë, ndërtimi i dhomave frigoriferike me vlerë investimi 256.000 euro dhe mbuluar nga grant në vlerën 120.000 euro.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.