Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Firmoset në heshtje kontrata për tre kulla 35-katëshe te “Zyber Hallulli”, Idajet Ismailaj i “Motus” merr në dorë një prej trojeve më të lakmuar të Tiranës

    Firmoset në heshtje kontrata për tre kulla 35-katëshe te “Zyber Hallulli”, Idajet Ismailaj i “Motus” merr në dorë një prej trojeve më të lakmuar të Tiranës

    Aktualitet Nga InfoNews12.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Firmoset në heshtje kontrata për tre kulla 35-katëshe te “Zyber Hallulli”, Idajet Ismailaj i “Motus” merr në dorë një prej trojeve më të lakmuar të Tiranës

    Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) ka nënshkruar së fundmi pa shumë zhurmë kontratën për zhvillimin e projektit me kulla në truallin ku aktualisht ndodhet Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

    Reklamë

    Dokumenti i siguruar nga Ekofin.al tregon se më 4 qershor 2026 është lidhur kontrata me shoqërinë “Motus” shpk, e cila ishte shpallur fituese në janar të këtij viti në konkursin e organizuar nga AIC dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Sipas kontratës, kompania ofron 46% të sipërfaqes së zhvillimit për Korporatën, ndërsa do të realizojë projektin multifunksional në truallin publik të “Zyber Hallullit”.

    Pas kompanisë Motus qëndron sipërmarrësi Idajet Ismailaj, emri i të cilit lidhet me disa ndërtime të tjera kontroverse.  Ismailaj është po ashtu aksioner në Alb-Star, kompania e njohur për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare” dhe kullës shoqëruese, ndërsa një tjetër kompani, Finnman, sërish e lidhur me Ismailajn po ndërton resortin e Manastirit, ku zhvillimi intensiv i ndërtimit ka ngjallur debat publik për betonizimin e një prej zonave më të veçanta bregdetare.

    Kontrata vjen rreth pesë muaj pasi juria e konkursit shpalli fitues projektin e studios meksikane Rojkind Arquitectos, e angazhuar nga Motus së bashku me bashkëpunëtorët Asab, Son Engineering & Construction dhe arkitektin Julian Kasharaj.

    Konkursi i janarit për truallin e “Zyber Hallullit” prodhoi një rezultat të pazakontë. Pas rreth katër orësh diskutime, juria vendosi të ndajë fituesit në dy kategori, duke argumentuar se asnjë prej pesë projekteve finaliste nuk i përmbushte plotësisht të gjitha objektivat e kërkuara.

    Firmoset në heshtje kontrata për tre kulla 35-katëshe te

    Grupi i udhëhequr nga Rojkind Arquitectos fitoi të drejtën për zhvillimin e pjesës komerciale dhe rezidenciale në truallin aktual të jetimores, ndërsa grupi i kryesuar nga Taller Hector Barroso fitoi projektimin e kampusit të ri të jetimores dhe godinave të inspektorateve që do të ndërtohen në zonën e ish-vilave gjermane.

    Projekti fitues i Rojkind Arquitectos parashikon ndërtimin e tri kullave me lartësi 20, 25 dhe 35 kate, të lidhura mes tyre me ura dhe hapësira të përbashkëta. Dy prej kullave do të kenë funksion kryesisht rezidencial, ndërsa projekti parashikon edhe shfrytëzim intensiv të nëntokës për parkinge.

    Thirrja e hapur nga AIC në shtator 2025 parashikonte që investitori privat të financonte ndërtimin e kampusit të ri të jetimores “Zyber Hallulli” dhe të godinave të inspektorateve shtetërore, ndërsa në këmbim do të merrte të drejtën për zhvillimin e truallit ekzistues në një kompleks kullash multifunksionale.

    Në përfundim të procesit, fitues doli grupi i angazhuar nga Motus, ndërsa tashmë me nënshkrimin e kontratës projekti hyn në fazën e zbatimit. Kjo do të thotë se një tjetër truall publik në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës do t’i hapë rrugë një zhvillimi të ri me tre kulla, duke ndryshuar rrënjësisht fizionominë urbane të hyrjes së Rrugës së Elbasanit.

    Nënshkrimi i kontratës është bërë pa njoftime publike apo prezantime të posaçme nga AIC, ndonëse bëhet fjalë për një projekt me ndikim të konsiderueshëm urban dhe ekonomik, që prek jo vetëm një institucion social me histori të gjatë si “Zyber Hallulli”, por edhe një nga parcelat më të lakmuara të tregut të pasurive të paluajtshme në kryeqytet. /ekofin.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026
    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.