Familja e Erjonit rrëzon propagandën e Ramës: Gënjen, në Itali po e çojmë vetë, jo shteti
Kanë mjaftuar pak orë që propaganda e kryeministrit Edi Rama të rrëzohet përsëri.
Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy nga një plumb gome i përdorur nga efektivat e policisë, u kthye në objekt të një fushate propagandistike se gjoja shteti dhe kreu i qeverisë personalisht kishin ishin vënë në dispozicion një avion charter dhe kishin dhënë urdhër për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të tij në Itali.
Megjithatë, kjo gënjeshtër e radhës u rrëzua menjëherë nga familja e tij përmes një reagimi publik të shpërndarë në rrjetet sociale nga përdoruesi rubi_vishkulli.
Pjesëtarët e familjes nisën mesazhin e tyre duke u shprehur falënderues ndaj qytetarëve: “Ju falenderojmë të gjithëve që jeni interesuar dhe shqetësuar për shëndetin e vëllait tonë, por duam që në këto momente të qëndrojmë larg pjesës politike”.
Ata sqaruan se iniciativën për trajtimin e tij mjekësor e kanë marrë vetë njerëzit e afërt, duke thënë:
“Falenderojmë personat që morën iniciativën për një ndërhyrje me te specializuar ne Itali”.
Më tej, familjari hodhi poshtë me forcë pretendimet e përhapura në media se pas këtij transporti qëndronte shteti apo urdhrat e kryeministrit. “Dhe i bej thirrje portaleve, mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda te Rames per te dale protagonist i ngjarjes vete dhe per ta kthyer ceshtjen ne politike duke deklaruar që ja dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve. STOP FAKE NEWS”, shkruan ai në postim.
Për të mos lënë asnjë hapësirë për keqinterpretime, familjari theksoi me shkronja të mëdha se kush po e mbulon në të vërtetë transportin dhe mjekimin:
“E kanë cuar famija, miqtë dhe mbeshtetesit e familjes tone dhe JO SHTETI. Shperdani lajme te sakta”.
Reagimi prekës mbyllet me një mesazh dashurie dhe shprese për rikthimin e Erjonit pranë njerëzve të tij të dashur: “Të duam pa fund ERJON Kthehu ne shtepi shendosh e mirë duke buzëqeshur tja gëzojmë zemrën mamit dhe babit”.
Kjo deklaratë e familjes nxjerr zbuluar përpjekjen e pushtetit për të shfrytëzuar një ngjarje me pasoja të rënda shëndetësore për kapital politik, duke u munduar të mbulojë përgjegjësinë e dhunës policore me propagandë falas.

