Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…
Kompania “Erzeni” ka publikuar së fundmi një spot reklamues për qumështin e saj, që ngjall reagim dhe shqetësim, pasi janë përdorur elementë të isopolifonisë labe, e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare e mbrojtur nga UNESCO.
Në reklamë, tingujt dhe elementet vizuale të isopolifonisë shoqërohen me imazhe të lopëve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (AI), duke krijuar një kombinim deri në nivelet e talljes së kësaj trashëgimie kulturore si isopolifonia labe.
Përdorimi i një elementi të trashëgimisë kulturore në një fushatë komerciale, në këtë formë, mund të konsiderohet një shkelje e vlerave dhe tallje ndaj kësaj vlere kulturore. Madje, kjo ngjall debat mbi respektimin dhe mënyrën e përdorimit të një vlere kulturore në industrinë e marketingut.
Isopolifonia labe, e njohur ndërkombëtarisht dhe e regjistruar në listën e UNESCO-s si trashëgimi e dorëës së parë, konsiderohet një nga format më të çmuara të muzikës tradicionale shqiptare. Në vitin 2005, isopolifonia popullore shqiptare u shpall nga UNESKO si një “Kryevepër e Trashëgimisë Gojore dhe Jomateriale të Njerëzimit”.
