Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    Aktualitet Nga InfoNews21.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një kështjellë e shekullit të 16-të , gati 1 orë larg Parisit, llogari bankare me një vlerë prej më shumë se 2.1 milion euro, dy apartamente në jug të Francës, disa automjete, një jaht si dhe një avion i lehtë, janë pasuritë e Ermal Beqirit, të cilat sipas mediave franceze, janë sekuestruar nga autoritetet e këtij shtetit.

    Një kështjellë e shekullit të 16-të , gati 1 orë larg Parisit, llogari bankare me një vlerë prej më shumë se 2.1 milion euro, dy apartamente në jug të Francës, disa automjete, një jaht si dhe një avion i lehtë, janë pasuritë e Ermal Beqirit, të cilat sipas mediave franceze, janë sekuestruar nga autoritetet e këtij shtetit. Në tre llogaritë e tij janë gjendur: 15,000 euro në të parën, 919,000 euro në të dytën dhe 1.2 milionë euro në të tretën.

    Reklamë

    Këtë të mërkurë Ermal Beqiri ka bërë një tjetër kërkesë për lirimin nga burgu, ku mbahet për llogari të autoriteteve shqiptare të cilat kanë paraqitur zyrtarisht kërkesë për ekstradimin e tij. Vendimi nga Gjykata e Apelit të të Amiens, pritet të jepet të premten e 23 tetorit.

    Beqiri u arrestua me 25 korrik të këtij viti, duke pilotuar një avion të vogël, i cili ra në sy duke fluturuar mbi termocentralin bërthamor Penly në Seine-Maritime. Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3,700 këmbësh (afërsisht 1,200 metrash), piloti papritmas uli hundën e avionit në 3,500 këmbë, një lartësi nën limitin ligjor për fluturim mbi vende të ndjeshme.

    Situata alarmoi autoritetet franceze. Avionë ushtarakë u ngritën në fluturim dhe e shoqëruan drejt aeroportit Albert në rajon e Somme. Sapo zbriti në pistë, ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim.

    Në Shqipëri, Ermal Beqirajt i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare të tij. Mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese, një jaht luksoz, automjete të tjera si dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve. Biznesmeni kishte vendosur jahtin ‘Predator 50 Skyfall’ me vlerë afro 1 milion euro në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”. Në sy bien edhe trualli në resortin “Green Coast” dhe vila luksoze në “Rolling Hills”.

    Artikulli i plotë i Courrier-picard

    Një kështjellë, miliona euro në llogari bankare, një avion i vogël, të cilave u shtohen edhe dy apartamente në jug të Francës, makina dhe një jaht. Që kur mbërriti në Francë në moshën 16-vjeçare, Ermal Beqiri, sot 44 vjeç, sipërmarrës dhe ekspert i teknologjisë së informacionit, ka përjetuar një ngjitje marramendëse në shkallët shoqërore. Sot, nga qelia e paraburgimit në Beauvais, biznesmeni shqiptar po përpiqet të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet.

    Këtë të martë, më 20 tetor, ai i kërkoi për herë të dytë Dhomës së Hetimit në Amiens lirimin nga paraburgimi. Dosja e tij po shqyrtohet nga Gjykata e Apelit në Amiens, pasi biznesmeni ka vendbanimin në departamentin Oise, në kështjellën Auteuil, në Berneuil-en-Bray, një monument historik i shekullit XVI, të cilin, sipas mediave shqiptare, e ka blerë për rreth 2.6 milionë euro në fund të vitit 2024.

    Qindra mijëra euro të sekuestruara në llogaritë e tij

    Ermal Beqiri ndodhet pas hekurave pasi autoritetet shqiptare kërkojnë ekstradimin e tij. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë e dyshon si një nga personat kryesorë të një rrjeti që ka përfituar kontrata publike në fushën e teknologjisë së informacionit nga shteti shqiptar, duke manipuluar konkurrencën dhe duke përdorur kërcënime për të larguar rivalët.

    Në Shqipëri, kjo çështje ka shkaktuar bujë të madhe. Nën hetim janë 19 procedura të prokurimit publik, me një vlerë të përllogaritur prej 59 milionë eurosh.

    Në këtë çështje është e përfshirë edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, si dhe një tjetër biznesmen, Ergys Agasi, i arrestuar në Shqipëri në muajin gusht.

    Skandali prek edhe qeverinë e kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe lufta kundër korrupsionit përbën një nga çështjet kryesore në procesin e integrimit.

    “Ai nuk ka asnjë arsye të jetë në burg”

    Ishte pasioni për aviacionin ai që e futi Beqirin në telashe. Më 24 korrik të këtij viti, teksa pilotonte avionin e tij të vogël, ai fluturoi mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime, përpara se të detyrohej të ulej në Méaulte, pranë Albert, në departamentin Somme.

    Për këtë shkelje, ai u dënua në Paris me një gjobë prej 7 mijë eurosh. Më pas, u vendos në paraburgim në kuadër të procedurës së ekstradimit, shqyrtimi i së cilës po zgjatet për shkak të situatës së vështirë në Shqipëri.

    Vetë Beqiri e kundërshton ekstradimin dhe në muajin shtator ka paraqitur një kërkesë për azil në Francë, për të cilën ende nuk ka marrë përgjigje.

    “Në Shqipëri po zhvillohet një operacion i madh pastrimi. Të gjithë e kuptojnë se ka njerëz që nuk duan të paraqiten përpara Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit”, deklaroi përfaqësuesja e Prokurorisë së Përgjithshme franceze.

    Avokati i tij, Nicolas Paganelli, e cilësoi të panevojshëm mbajtjen e biznesmenit në paraburgim.

    “Zoti Beqiri ofron garanci jashtëzakonisht të forta se do të jetë në dispozicion të drejtësisë. Duke qenë i vetëdijshëm se kërkohej nga autoritetet shqiptare, ishte vetë ai që, më 11 mars, njoftoi Prokurorinë e Përgjithshme të Amiens. Ai nuk është larguar nga banesa e tij dhe ka qëndruar në dispozicion të drejtësisë franceze. Sot nuk ka asnjë arsye që të jetë në burg”, deklaroi avokati.

    Mbrojtja ka kërkuar që Beqiri të vendoset nën mbikëqyrje elektronike, duke mbajtur një byzylyk elektronik.

    Por Prokuroria e Përgjithshme e kundërshtoi këtë kërkesë. Sipas përfaqësueses së akuzës, mbikëqyrja elektronike do t’i krijonte mundësi biznesmenit të hynte në kontakt me persona të tretë dhe të “organizonte gjëra”.

    “Në Shqipëri po zhvillohet një operacion i madh pastrimi. Të gjithë e kuptojnë se ka njerëz që nuk duan të paraqiten përpara Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit”, u shpreh përfaqësuesja e Prokurorisë.

    Mbi 2.1 milionë euro të sekuestruara në tri llogari bankare

    Mundësitë financiare të biznesmenit shqiptar, banues në departamentin Oise, ishin jashtëzakonisht të mëdha.

    Përveç pasurive të tij të luajtshme dhe të paluajtshme, autoritetet franceze kanë sekuestruar edhe fondet në tri llogari bankare në emër të tij.

    Në llogarinë e parë ndodheshin 15 mijë euro, në të dytën 919 mijë euro, ndërsa në të tretën 1.2 milionë euro. Në total, shuma e sekuestruar arrin në 2 milionë e 125 mijë euro.

    Vendimi për kërkesën e Ermal Beqirit për t’u liruar nga paraburgimi pritet të shpallet të premten, më 23 tetor.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.