Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Miliona euro të vjedhura, Linda Karçanaj: Kam punuar që AKSHI të jetë kështu siç është

    14.05.2026

    Motorri i merr jetën babait të Ministres Adea Pinderi, e shtyp teksa ishte me biçiklet

    14.05.2026

    Apeli: Lefter Koka të shkojë menjëherë në burg!

    14.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    EMRI/ Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Vlora

    By InfoNews29.09.2025No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, ngjarje e ndodhur në orët e para të së shtunës (27 shtator).Vrasja e Edoardo Sarchit në Tepelenë, në kërkim autori i dyshuar, Kamber Sulçaj, 48 vjeç.

    Motiv i krimit dyshohet të ketë qenë një konflikt banal.

    Grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës ka në dispozicion prova të vlefshme që dokumentojnë ngjarjen.

    Në kërkim është shpallur 48-vjeçari Kamber Sulçaj nga fshati Mesaplik i Vlorës.

    MOTIVI I VRASJES

    Autori i dyshuar fillimisht është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta me biznesmenin italian dhe me personat që shoqëronin këtë të fundit. Më pas, autori Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska (çifte e kalibrit të rëndë) në drejtim të tyre në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari Edoardo Sarchi.

    PROVAT

    Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar makinën dhe veshjet që kishte përdorur autori i dyshuar gjatë krimit. Makina dhe veshjet ishin fshehur në një stan në një zonë të thellë malore midis fshtrave Nivicë dhe Bolenë. Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

    Ndërsa në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara kanabis dhe 2 kasaforta të mbyllura.

    Njoftimi i Policisë Gjirokastër:

    Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

    Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.

    Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
    Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..

    Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.

    Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

    Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

    Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

    -Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.

    -Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
    Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

    -Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

    Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S..

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Miliona euro të vjedhura, Linda Karçanaj: Kam punuar që AKSHI të jetë kështu siç është

    14.05.2026
    Aktualitet

    Motorri i merr jetën babait të Ministres Adea Pinderi, e shtyp teksa ishte me biçiklet

    14.05.2026
    Aktualitet

    Apeli: Lefter Koka të shkojë menjëherë në burg!

    14.05.2026
    Aktualitet

    1 milion euro brenda 1 sekondi! Kush është biznesmeni shqiptar që bëri gol, por iu anulua

    14.05.2026
    Aktualitet

    I penduari i drejtësisë jep dëshminë në gjyqin e Laert Haxhiut: Si u vendos eksplozivi në biznesin e Noizy-t

    14.05.2026
    Aktualitet

    Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU ndalon subjektin SORI-AL

    14.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Miliona euro të vjedhura, Linda Karçanaj: Kam punuar që AKSHI të jetë kështu siç është

    14.05.2026

    Motorri i merr jetën babait të Ministres Adea Pinderi, e shtyp teksa ishte me biçiklet

    14.05.2026

    Apeli: Lefter Koka të shkojë menjëherë në burg!

    14.05.2026

    1 milion euro brenda 1 sekondi! Kush është biznesmeni shqiptar që bëri gol, por iu anulua

    14.05.2026

    I penduari i drejtësisë jep dëshminë në gjyqin e Laert Haxhiut: Si u vendos eksplozivi në biznesin e Noizy-t

    14.05.2026
    Më të lexuarat

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    By InfoNews13.05.20260

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në…

    Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie

    11.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Alarm te Raiffeisen Bank Albania, plasin SMS mashtruese! Siguri prej kartoni?

    12.05.2026

    I kërkuari nga SPAK Festim Qoli, betejë në Gjykatë të Lartë me kompaninë SIGAL: Dua dëmshpërblimin e tërmetit të 2019-ës

    10.05.2026

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

    07.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.