Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»EMRAT/ Kush e plagosi policin në Shkozë, konflikti mes çunave të llotove ilegale

    EMRAT/ Kush e plagosi policin në Shkozë, konflikti mes çunave të llotove ilegale

    Aktualitet Nga InfoNews18.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Shkozës, ku mbeti i plagosur një efektiv i Policisë së Tiranës.

    Sipas burimeve pranë policisë dhe grupit hetimor, efektivi i Komisariatit nr. 4, Anxhelo Kumaraku, ndodhej pranë banesës së tij i shoqëruar nga komshiu i tij, Klejdi Spaja, një person që raportohet se ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

    Reklamë

    Hetuesit po verifikojnë pistën se shënjestër e mundshme e atentatit mund të ketë qenë komshiu i efektivit, për shkak të precedentëve penalë dhe konflikteve të mundshme të mëparshme. Megjithatë, dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende nën hetim dhe nuk ka një version zyrtar përfundimtar.

    Burime jozyrtare bëjnë me dije se efektivi Kumaraku ka marrë plagë në të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një autpmjet tip BMW e vitit 2023 është sekuestruar.

    Në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim disa persona. Sipas burimeve hetimore, Aldo Lika dyshohet si një prej personave të përfshirë, ndërsa Ali Lika po hetohet si bashkëpunëtor i mundshëm në episodin kriminal. Roli dhe përfshirja e secilit mbeten ende objekt verifikimi nga grupi hetimor.

    Burime pranë hetimit raportojnë gjithashtu se në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe Leonard Doko, ndërsa prania dhe roli i tij po verifikohen nga autoritetet.

    Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, mësohet se janë sekuestruar 7 gëzhoja, provë materiale që pritet të ndihmojë hetuesit në përcaktimin e armëve të përdorura dhe rindërtimin e dinamikës së plotë të të shtënave.

    Ndërkohë, policia vijon kontrollet për lokalizimin e personave të shpallur në kërkim dhe zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.