Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U përdor në vrasjen e Selami dhe Jakup Hasanit, Infonews siguron foton e makinës së autorëve

    24.11.2026

    Çfarë pritet të ndodhë me euron përballë lekut shqiptar?

    24.11.2026

    Shqipëria armatos ushtrinë! 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027

    24.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Ekzekutohet me armë zjarri në Fier Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje

    Ekzekutohet me armë zjarri në Fier Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje

    Aktualitet Nga InfoNews23.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ekzekutohet me armë zjarri në Fier Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

    Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami”, është vrarë me armë zjarri në Fier. Ai kishte një të kaluar të lidhur me ngjarje të rënda kriminale dhe ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje.

    Reklamë

    Hasani ishte përfshirë në ngjarjen e 25 marsit 2002, në qendër të Fierit, pranë zonës së njohur si “Sheshi i Valutës”. Në atë përplasje mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, një kalimtar i rastit.

    Sipas dosjes hetimore dhe raportimeve të kohës, në ngjarje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha. Ngjarja u lidh me hasmërinë mes familjeve Hasani dhe Isufaj.

    Pas ngjarjes, Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati. Ai u arrestua më 12 gusht 2009 nga forcat speciale RENEA, gjatë një operacioni në Fier të koduar “Parukieri”. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestruan edhe dy pistoleta.

    Pavarësisht dënimit me 25 vite burg, Hasani u lirua në shtator të vitit 2022, pasi kishte vuajtur rreth 11 vite burgim.

    Vrasja e tij e fundit në Fier rikthen në vëmendje historinë e gjatë të konflikteve dhe hasmërisë që kanë shoqëruar ndër vite familjet e përfshira në këtë histori.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U përdor në vrasjen e Selami dhe Jakup Hasanit, Infonews siguron foton e makinës së autorëve

    24.11.2026
    Aktualitet

    Çfarë pritet të ndodhë me euron përballë lekut shqiptar?

    24.11.2026
    Aktualitet

    Shqipëria armatos ushtrinë! 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027

    24.11.2026
    Aktualitet

    Lajm i mirë për shqiptarët në Greqi! Paga mesatare 1800 €, minimumi mbi 1000 €

    24.11.2026
    Aktualitet

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    24.11.2026
    Aktualitet

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U përdor në vrasjen e Selami dhe Jakup Hasanit, Infonews siguron foton e makinës së autorëve

    24.11.2026

    Çfarë pritet të ndodhë me euron përballë lekut shqiptar?

    24.11.2026

    Shqipëria armatos ushtrinë! 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027

    24.11.2026

    Lajm i mirë për shqiptarët në Greqi! Paga mesatare 1800 €, minimumi mbi 1000 €

    24.11.2026

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    24.11.2026
    Më të lexuarat

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    Aktualitet Nga InfoNews19.11.20260

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet…

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Farka e pushtuar nga përbindëshat e betonit, Alarmi i KLSH: Diga e liqenit u dëmtua nga kamionët dhe betonjeret

    19.11.2026

    Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

    19.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.