Edvin Ndreu komandohet Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në strukturat drejtuese të policisë, ku Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë. Emërimi vjen në kuadër të riorganizimeve në radhët e Policisë së Shtetit, pas zhvillimeve të fundit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. 
Edvin Ndreu pritet të marrë drejtimin e strukturave policore në qarkun e Vlorës, me fokus garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe forcimin e punës kundër kriminalitetit. Komandimi i tij vjen pas pezullimit të drejtuesit të mëparshëm të Policisë së Vlorës, Elidon Çela
