Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»E rrahën 7 kamarier, dhunohet te Nao Club Beach në Golem

    E rrahën 7 kamarier, dhunohet te Nao Club Beach në Golem

    E rrahën 7 kamarier, dhunohet te Nao Club Beach në Golem
    Aktualitet Nga InfoNews21.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    E rrahën 7 kamarier, dhunohet te Nao Club Beach në Golem
    E rrahën 7 kamarier, dhunohet te Nao Club Beach në Golem
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    E rrahën 7 kamarier, dhunohet te Nao Club Beach në Golem

    Sezoni turistik i këtij viti, është njollosur nga disa ngjarje të rënda, që kanë pasur për protagonistë edhe stafet e bizneseve që operojnë në sektor, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e rekrutimit të tyre.

    Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksi, pas rastit të fundit në Ksamil, ku një turist mbeti i vrarë nga Sokrat Vata, punonjës në Principotes, ndërsa viktima dyshohet se është dhunuar fillimisht dhe nga pjestarë të tjerë të stafit.

    Reklamë

    Një qytetare ka denoncuar dhunimin e djalit të saj, në Nao Club Beach në Golem, ngjarje e ndodhur kjo në datën 12 gusht, mes orën 22 e 30 deri në 23:00.

    Qytetarja rrëfen se djali i saj, së bashku me familjen, ishin për pushime në Golem, ndërsa kanë shtetësi gjermane, pasi prej më shumë se 30 vitesh, jetojnë dhe punojnë atje.

    Djali i saj është dhunuar nga kamarierët e lokalit, ndërkohë që pavarësisht se policia është njoftuar, nuk ka mbërritur në vendin ku po zhvillohej konflikti, që mund të kishte pasoja dhe më të rënda.

    Në foto djali shihet i dhunuar dhe nxirë në pjesën e fytyrës, ndërsa ngjarja ka shkaktuar një traumë psikologjike për familjen.

    Zonja A.Metushi tregon se djali i saj ka qenë në lokal së bashku me miq dhe të ftuar gjermanë, të cilët kanë mbetur gjithashtu të shokuar nga ngjarja.

    “Përshëndetje, doja të ndaja me ju një dhunim që i është bërë djalit tim në datën 12.08, ora 22.30 deri në 23.00, e kanë goditur shumë keq në Nao club Beach në Golem.

    Ju lutem mund ta publikoni se është një turp i madh, që vijnë turistët me familjen nga Gjermania, dhe dhunohen nga stafi, ishin 7 kamarier, dhe ky 1. Ky është shteti i krimit që është dhunues me turistat”, shprehet zonja për Shekullin.

    “Djali im është shtetas gjerman, kemi 36 vite që jetojmë dhe punojmë atje, ky është një turp”, vijon denoncimi.

    Zonja pretendon se janë interesuar për të marrë pamjet filmike të ngjarjes, por ato nuk i janë dhënë as nga Clubi Nao Beach, dhe as nga bizneset e tjera që janë përrreth.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026
    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.