Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»E PLOTË/ Si ndodhi grabitja e FiBank, autori brenda bankës: Dua 40 mijë euro…ose…aq sa keni…

    E PLOTË/ Si ndodhi grabitja e FiBank, autori brenda bankës: Dua 40 mijë euro…ose…aq sa keni…

    Aktualitet Nga InfoNews12.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    E PLOTË/ Si ndodhi grabitja e FiBank, autori brenda bankës: Dua 40 mijë euro…ose…aq sa keni…

    Reklamë

    Një 58-vjeçar, nën kërcënimin e kallashnikovit, grabiti një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në tentativë për t’u larguar, u neutralizua nga policia, e cila u njoftua nga një klient i bankës. Bardhyl Fusha nga Gramshi, arrestohet nga forcat e Rendit të Komisariatit nr. 2.  I pamaskuar e në kurth nga prita e policisë, 58-vjeçari sipërmarrës në ndërtim, në pamundësi për t’u larguar pasi blutë i drejtuan armën, u dorëzua pa rezistencë. Autori i dyshuar është i prangosur në makinën e policisë, drejt rrugës për në komisariat.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në rrugën “Muhedin Llagami”, që lidh Rrugën e Kavajës me urën e ish-Nesharakut, zonë e frekuentuar dukshëm në atë orar.

    Bardhyl Fusha hyri në bankë i qetë, me një çantë në dorë. Brenda saj fshihte kallashnikovin, të cilin fillimisht e nxori dhe qëlloi njëherë në dysheme pranë arkës, në një kohë që brenda kishte punonjës dhe klientë.Fusha kërkoi fillimisht 40 mijë euro, më pas 20 mijë, dhe në fund mori aq sa I dhanë punonjësit e FiBank.

    Nën kërcënim, te arka mori paratë dhe tentoi të largohej përmes derës nga e cila hyri.

    Jashtë e priste policia. Një qytetare, e cila ndodhej brenda bankës telefonoi sallën, dhe një patrullë që ishte pranë, shkoi menjëherë. Fillimisht grabitësi ngriti duart lart, dorëzoi armën dhe në fund u prangos. Brenda në çantë iu gjetën paratë e grabitura, rreth 1 milionë lekë (10 mijë euro), të cilat u sekuestruan.

    Në bankë ka vepruar i vetëm, por po punohet për verifikimin e plotë, nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë. I marrë në pyetje, Bardhyl Fusha deklaron se është i zhytur në borxhe për këtë arsye kishte vendosur të grabiste bankën.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.