Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Dy pista hetimi për aksidentin tragjik në Tiranë

    Dy pista hetimi për aksidentin tragjik në Tiranë
    Nga InfoNews23.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    E plotë/ Pompa e betonit ra nga lartësia, dy egjiptianët humbin jetën! U përplasën edhe me Audin
    E plotë/ Pompa e betonit ra nga lartësia, dy egjiptianët humbin jetën! U përplasën edhe me Audin
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dy pista hetimi për aksidentin tragjik në Tiranë

    Hetimet për aksidentin e rëndë të ndodhur në Unazën Lindore të Tiranës, ku humbën jetën dy punonjës egjiptianë të kompanisë Alba Beton, janë përqendruar në dy pista kryesore: një defekt të mundshëm në sistemin e frenimit të betonieres ose një problem të papritur shëndetësor të drejtuesit të mjetit.

    Reklamë

    Aksidenti ndodhi kur kamioni, i pajisur me pompë për hedhjen e betonit, hyri me shpejtësi në rrethrrotullim pa shfaqur asnjë shenjë frenimi. Mjeti u përplas fillimisht me automjetin e drejtuar nga 28-vjeçari Roland Nuri, më pas goditi barrierat mbrojtëse dhe përfundoi në nivelin e poshtëm të rrugës.

    Si pasojë e përplasjes humbën jetën drejtuesi i kamionit, Mohamed Lotf, 30 vjeç, ndërsa pasagjeri Mohamed Ali, 44 vjeç, ndërroi jetë rreth një orë më vonë në spital.

    Dy viktimat kishin mbërritur në Shqipëri rreth një muaj më parë nga Egjipti me vizë pune dhe leje qëndrimi njëvjeçare. Sipas verifikimeve, të dy ishin të pajisur me leje drejtimi përkatëse, ku Lotf kishte patentë për drejtimin e kamionëve, ndërsa Ali punonte si pompist.

    Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë se kamioni hyn në rrethrrotullim me shpejtësi të lartë dhe pa tentativë për frenim, duke ngritur dyshime për një mosfunksionim teknik ose paaftësi të shoferit për të reaguar në momentet vendimtare.

    Për zbardhjen e plotë të shkaqeve do të priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore, si dhe ekspertimi teknik i mjetit.

    Ndërkohë, drejtuesi i automjetit Volkswagen Passat, i përfshirë në aksident, ka shpëtuar me lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, edhe pse automjeti i tij është shkatërruar pothuajse plotësisht.

    Ky aksident rikthen në vëmendje ngjarjen e ngjashme të vitit 2023 në të njëjtën zonë, ku një mjet i tonazhit të rëndë humbi kontrollin në rrethrrotullim, duke ngritur sërish pikëpyetje mbi sigurinë dhe kontrollin teknik të mjeteve të rënda.

     

    Reklamë
    Dy pista hetimi për aksidentin tragjik në Tiranë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Aktualitet

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026
    Aktualitet

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Aktualitet

    I vihet tritol Mariglen Lalës në Bathore!

    12.09.2026
    Aktualitet

    Kapet me armë në Durrës, Haki Koka! Nipi i Lefter Kokës

    11.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026

    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.