Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    Aktualitet Nga InfoNews27.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK siguruar nga ZËRI, lidhur me rrjetin e goditur kriminal i cili arriti të trafikonte rreth 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Në kuadër të operacionit SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste, mes të cilëve vetëm Florjan Musaj përfundoi në pranga, ndërsa 7 të tjerë përfshirë Eldi Dizdarin, Dritan Gjikën dhe Shpëtim Aliun ndodhen jashtë vendit.

    Reklamë

    Musaj doli para togave të zeza dhe përfaqësuesve të SPAK më 17 qershor, por nuk preferoi të bënte asnjë deklaratë lidhur me veprimtarinë e trafikut të drogës. Megjithatë në bisedat e zbardhuar nga aplikacioni Sky Ecc, Musaj rezulton një nga personat kyç i cili qëndronte në krye të trafikut të kokainës nga Brazili.

    Florjan Musaj, alias Naum Filo, i njohur si “Hektori” mbante kontakte të vazhdueshme me Shpëtim Aliun, furnitori kryesor i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit. Në dosjen hetimore thuhet se përpos punës së tij të konsoliduar, me nisje kokaine nga Brazili, ‘Hektori’ bashkëpunoi ngushtë edhe me Salvatore Aliun, në mënyrë diskrete, duke u kujdesur që grupe të tjera kriminale shqiptare të mos kuptonin bashkëpunimin ndërmjet tyre. Në mesazhet mes tyre përmenden edhe persona të tjerë ende të paidentifikuar nga SPAK.

    Mesazhet e Florjan Musaj:

    Ke më të fortin në dalje? Dhe më të fortin me lekë.

    Hahaha, po normale. Për hyrje diskutohet, por po them për poshtë, nga daljet e kam fjalën.

    Jo, jo, s’ka shans. Se kam për të ndaluar, se më ka ndaluar njeri? Jo, jo mo, s’kam qenë unë në terezi o vëllai, se kisha në atë kuptim. Po për hyrje, jo me të bo qejfin, por me rob shpie nuk ka si po gjuan ti. As kjo plaka, ca janë këtej që janë më të fortit në Brazil, as këto s’janë duke gjujt punë të tilla.

    Jemi mirë, më mirë se askush. Gjynah me u qajt. Llogaritë t’u çu robt haber kot, mas kotit…

    Si puna Bolit, që çon habere nëpër njerëz. Diku i ka ra në fije, e kanë kuptu njerëzit. Që punojmë bashkë, ka dalë llafi, me sa po kuptoj, me mendjen time. Paska fillu dhe Bledi tu fol andej, si klysh k… Që të tregova atë muhabetin që më tha kushëriri i Altinit, “kshu, kshu” për Vinin. Sorrollatet ai mas meje tani.

    Normal, me qenë ndonjë gjë me leverdi, normal e pranojmë. Por për muhabete dalje, jo leshi preshi, s’ja vlen me ndërru kot. Ma do mendja, me milion për qind, do ketë dëgjuar ndonjë gjë për ty ai dhe do me t’u afru me bo ndonjë punë, ndonjë gjë. Kupton…

    E ka fjalën, ka dalë zëri për fort, se askush s’po punon kaq fort. Ai legeni më çoi haber në 3-4 vende me marrë kontaktin, por unë s’ja dhashë. Me ato njerëzit e tjerë… Pastaj më shkruajti ai që të thashë, ishte me një shokun tim. Muhabet kot… Unë s’e di akoma ça do, por ma merr mendja se këtë, se s’ka ça të dojë tjetër. Por më bëhet qefi se ka ardh koha që ai të…

    Sipas hetimeve, përveç bashkëpunimit në trafikun e drogës, Florjan Musaj i dërgonte Salvatore Aliut miliona euro si pagesë për aktivitetin kriminal. Paratë dërgoheshin në dy destinacione: në Ekuador, për të financuar blerjen dhe dërgimin e sasive të reja të kokainës drejt Evropës, dhe në Shqipëri, tek Isa Aliu, për investime. Sipas dosjes, paratë që vinin në Shqipëri transportoheshin cash me autobusë, ndërsa ato për në Ekuador dërgoheshin përmes sistemit informal “Hawala”, duke përdorur shtetas kinezë. Më datë 07.11.2020, Florjan Musaj shkëmben në një grup të krijuar me Salvatore Aliun llogaritë që kanë ndërmjet tyre, ku ndër të tjera rezulton se vetëm nga një ngarkesë e fundit e suksesshëm, llogaria është rreth 38 milionë euro, për 1.2 ton të trafikuara e më pas të shitura për 30.000 euro kilogrami në Evropë.

    Biseda:

    Barrela ka kalu 405 që i mori në Lushnje dhe ia ka dhënë vëllait tënd dhe tjerat. Ka 850 te shtëpia që duhet t’i kalojë nesër.

    Po, pak a shumë aq bie, te 5-shja i bie. Ta pyes Barrelën mirë nesër. I kam aktivë autobusat, por janë në fundjavë. I nis si të kam thënë: 300, 400, 250. Më mirë nga pak. Kam aktivizu 5-6 autobusë, cep më cep, të ndryshëm.

    Kisha o vëlla, po i lëviza, i ndërrova. I kam në Belgjikë tani të gjitha lekët, gati i kam aty. Kurse në Milano do bëhet një 2-3 këto 2-3 ditë. Aq ço, aq. Mos ta rrezikojmë shumë atë Hollandën, se është pak e poshtër, për Zotin.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.