Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S'ka denoncim, e pamë në media
    Aktualitet Nga InfoNews10.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S'ka denoncim, e pamë në media
    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S'ka denoncim, e pamë në media
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    ELBASAN- Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, dyshohet se është dhunuar disa ditë më parë në qendër të qytetit, rreth orës 10:45 të mëngjesit të së dielës, më 6 shtator. Por, ngjarja është raportuar këtë të enjte, 4 ditë pas ngjarjes, pasi Tabaku nuk ka bërë kallëzim në Polici.

    Sipas burimeve, pranë Policisë së Elbasanit, Tabaku nuk bërë asnjë kallëzim për ngjarjen e raportuar sot. Madje, pretendojnë se për rastin jan informuar pas publikimit të media.

    Reklamë

    “Në lidhje me informacionin e dhunimit te Drejtorit te Ujësjellësit në Elbasan Luan Tabaku zyrtarisht bëhet me dije se në DVP Elbasan nuk ka asnjë denoncim mbi rastin në fjalë dhe as referim nga ana e Prokurorisë. Kemi informacion për çfarë ka dalë në media dhe po bëjmë veprimet tona, por ligjërisht, për sa kohë nuk ka denoncim apo referim zyrtar nga Prokuroria, nuk mund të ndërmarrim hapa të tjerë procedural”, ka njoftuar policia sipas burimeve për Shekulli.

    Ngjarja raportohet se ka ndodhur në mes të ditës, ndërsa persona të tjerë të pranishëm, mund të shërbejnë si dëshmitarë. Raportohet se Tabaku është dhunuar nga dy persona dhe gjatë sulmit janë përdorur edhe sende të forta. Për pasojë drejtori i UKT-së ka pësuar dëmtime dhe rezulton me dy fraktura në kokë.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Tabaku është dhunuar nga Endri Çopja dhe Horgito Peqini, dy persona me precendetë penalë dhe me të shkuar kriminale. Deri më tani nuk dihen detajet apo rrethanat e ngjarjes, ndërsa sipas burimeve, një prej pistave të dyshuara për motivin lidhet me një konflikt për punësimin.

    Lidhur me këtë pistë, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Luan Tabaku kishte larguar nga puna në Bashkinë e Elbasanit bashkëshorten e Endri Çopjas dhe ky vendim mund të ketë sjellë përplasjen mes tyre. Por, kjo pistë mbetet e pakonfirmuar.

    Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë person të ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe në vijim pritet edhe një njoftim nga autoritetet.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026
    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.