Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    DOSJA E SPAK/ Bisedat mes Eldi Dizdarit dhe Salvatore Aliut: Po thyhen në mes..fut më pak kokainë në çanta

    Nga InfoNews22.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    DOSJA E SPAK/ Bisedat mes Eldi Dizdarit dhe Salvatore Aliut: Po thyhen në mes..fut më pak kokainë në çanta

    Hetimet për rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës të zbuluar nga SPAK vijojnë të sjellin detaje të reja mbi mënyrën e funksionimit të organizatës që kanë trafikuar dhjetëra ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europia

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë përmes komunikimeve të përgjuara në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, në qendër të bisedave qëndrojnë Eldi Dizdari dhe Salvatore Aliu. Këta të fundit diskutojnë për sasi të mëdha kokaine, rrugët e transportit dhe mënyrat e fshehjes së ngarkesave në kontejnerë.

    Nga komunikimet e përgjuara rezulton se për Dizdarin transportimi i ngarkesave që dyshohet se arrinin deri në 10 ton kokainë nuk përbënte problem, pasi ai pretendonte se kishte të garantuara rrugët e kalimit dhe tregun e shitjes. Megjithëse shqetësimi i tij ishte pesha e çantave që përdornin transportuesit dhe jo sasia e drogës. Madje, në një bisedë, ai i kërkon Aliut që çantat mos kalonin 45 deri në 50 kilogramë.

    “Për Zotin kanë frikë po thyhen në mes, se ankohen gjithmonë. Po ngecin aty. Po u bje të fikët kot, haahahaahahah. Madje nuk kanë mundësi as të shkruajnë sms pas shkarkesave, pasi janë të mpirë”, thuhet në komunikimet në SKY ECC.

    Nga ana tjetër, Aliu i përgjigjet se do të mundohet t’i përshtasë ngarkesat në këtë peshë, ndërsa pranon se rreziku dhe mënyra e operimit i krijonin një ndjesi adrenaline. Megjithatë, rezulton se një nga arsyet pse çantat bëhen të mëdha apo të rënda, është pasi pagesa në nisje bëhet në bazë të numrit të çantave që ngarkohen në konteniere.

    Gjithashtu, në komunikime, hetuesit kanë zbuluar diskutime për zgjedhjen e kontenierëve dhe rrugët e kalimit, ku Aliu sugjeronte përdorimin e “Dole”, ndërsa Dizdari kërkonte tranzit përmes Anversit për të shmangur kontrollet me skaner.

    Në komunikime përmendet edhe një mënyrë e dyshuar fshehjeje të kokainës, duke përdorur një kopje çelësi të vendosur në kontenier, që përdorej pas mbërritjes për të mos lënë gjurmë.

    Pak ditë më parë, SPAK njoftoi goditjen e grupit të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikun e të paktën 50 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së, në kuadër të një hetimi të zgjeruar ndërkombëtar. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, si dhe Salvatore Aliu. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën “arrest me burg” për 10 persona të përfshirë në këtë dosje. Deri tani, masa është ekzekutuar vetëm për Florjan Musaj. SPAK njofton se dy persona të tjerë dyshohet se ndodhen brenda territorit të Shqipërisë dhe po kërkohen nga autoritetet, ndërsa 7 të tjerë nuk ndodhen aktualisht në Shqipëri dhe janë shpallur në kërkim. Hetimi ka zbardhur deri tani 5 episode të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas SPAK, të ardhurat nga aktiviteti kriminal janë investuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese. Pastrimi i parave dyshohet se është kryer përmes kompanive në ndërtim, hoteleri dhe konsulencë. Në total, janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro. Mes tyre përfshihen kompani, hotele, vila luksoze dhe automjete. Personat e dyshuar në dosje përfshijnë Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, dhe të tjerë.

    DOSJA E SPAK/ Bisedat mes Eldi Dizdarit dhe Salvatore Aliut: Po thyhen në mes..fut më pak kokainë në çanta
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026
    Aktualitet

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026
    Aktualitet

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Renardo Nallbani i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    08.08.2026
    Aktualitet

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Aktualitet

    Tritol në Tufinë, zbardhet ngjarja! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit

    08.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026

    Arrestohet Renardo Nallbani i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    08.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Më të lexuarat

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali

    Nga InfoNews04.08.20260

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali Kompania italiane “Meral SRL”, në pronësi të…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.