Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Dosja e “CFO Pharma” trashet: Prokuroria zbulon 700 mijë euro të dyshuara fiktive

    Nga InfoNews24.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dosja e “CFO Pharma” trashet: Prokuroria zbulon 700 mijë euro të dyshuara fiktive

    Nën argumentin e zbatimit të një vendimi gjyqësor, drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH), Ilir Topi, i riktheu pak ditë më pare kontratën depos farmaceutike “CFO Pharma”, të dyshuar për skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve në vlerë 700 mijë euro, duke injoruar një raport të ri të institucionit që ai drejton, në të cilin skandali financiar i kompanisë së Nadir Çaushollit thellohet në mënyrë dramatike.

    Në nëntor të vitit 2025, prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte urdhëruar arrestimin e 8 personave, të dyshuar si të përfshirë në veprat penale të “falsifikimit të dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Personazhet kryesorë të këtij grupi ishin ish-Drejtori i Fondit, Spartak Zekja, si edhe Frigull Milla, administrator i kompanisë farmaceutike, “CFO Pharma” në pronësi të sipërmarrësit Nadir Çausholli.

    Prokuroria tha në atë kohë se këta dy persona, si edhe disa vartës të tyre në institucionin public e në kompaninë private, kishin krijuar një skemë për rimbursimin e shitjes fiktive të dy medikamenteve, “Trimbow” dhe “Foster”.

    Gjithnjë sipas hetimit penal, vlera e dyshuar e dëmit që i është shkaktuar buxhetit të Shtetit nga rimbursimi fiktiv, përllogaritej në rreth 70 milionë lekë të reja.

    Por, skema e dyshuar nuk përfundonte këtu. Një raport i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, i siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al”, tregon se skema e dyshuar mashtruese “CFO Pharma” 700 mijë euro, e zbuluar nga Prokuroria e Tiranës në tetor të vitit 2025, është shumë herë më e lartë.

    Një audit i mbyllur në janar të vitit 2026, ka zbuluar se e njëjta skemë fiktiviteti është zbatuar edhe për të paktën 8 medikamente të tjera. Dhe vlera e faturave të dyshuara fiktive përllogaritet në rreth 160 milionë lekë të reja ose më shumë se 1.6 milionë euro.

    Në total, për 10 medikamentet, dy të trajtuara më herët nga Prokuroria e Tiranës dhe 8 të tjerë të evidentuar nga kontrolli i brendshëm i Fondit të Kujdesit Shëndetësor, vlera e faturave fiktive shkon në rreth 2.3 milionë euro.

    Kjo vlerë, gjithashtu nuk është e plotë, pasi Fondi i Kujdesit Shëndetësor ka ende në fokus verifikimit e të njëjtës skemë fiktive edhe për medikamente të tjera.

    “Grupi i kontrollit ka realizuar Raport Kontrolli pjesor që pasqyron efektet për pjesën e mbetur të 6 medikamenteve te tjera, për dy medikmentet e parë rezultati është pasqyruar ne raportin Datë 14.11.2025 të veçuar nga pjesa e kontrollit tërësor. Urdhërit i punës i përcaktuar, do të vijojë deri në përmbushje të të gjithë pikave të programit të miratuar”, thuhet në dokumentin e siguruar nga “Boldnews.al”

    Skema e zgjeruar

    Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi një skemë të dyshuar për dy medikamentet (Trimboë dhe Foster), të realizuar ndërmjet “CFO Pharma” shpk dhe “Nedix” shpk e “Pharma Plus”, të drejtuara nga Lorela Ballabani e Alba Zylo, të dyja vartëse të pronarit Nadir Çausholli.

    Ndërkohë, Fondi i Kujdesit Shëndetësor, në auditimin e brendshëm, ka zbuluar se “CFO Pharma” dhe “Nedix Albania” kanë avancuar në “skemën e dyshuar fiktive” edhe për disa medikamente të tjera.

    Në fokus të auditimit të deritanishëm kanë qenë transaksionet e kryera mes këtyre kompanive për medikamentet: 1. Entresto 50 mg. 2. Entresto 100 mg. 3. Insuline Glargine 100 Nj.N/mg. 4. Insuline Determir 100 Nj.N/mg. 5. Vildagliptin+Metformine 50mg + 850mg. 6. Paliperidone 6mg. 7. Budesonide 200 mcg pompë, dhe 8. Budesonide 400 mcg pompë.

    Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria

    Në të gjitha rastet vërehet e njëjta metodologji. “CFO Pharma” nuk ka pasur gjendje për një kohë të gjatë asnjë prej këtyre medikamenteve. Në një ditë të caktuar, ajo furnizohet nga “Nedix Albania” dhe, po në të njëjtën ditë, kompania e Nadir Çaushollit e shpërndan të gjithë furnizimin tek një rrjet i gjerë farmacish në Tiranë dhe në rrethe.

    Për të gjitha këto veprime, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor dyshon se janë kryer veprime fiktive, duke paraqitur edhe argumentat përkatëse.

    Entresto 50 mg- “Pas verifikimeve në sistemin e-depo, depo farmaceutike “CFO Pharma Kashar” dhe “CFO Pharma”, kanë pasur gjendje në sasinë 0 (zero) për Entresto 50 mg, në këtë seri në datë 23.10.2024. Nga data 23.10.2024-25.04.2025 nuk ka pasur hyrje nga asnjë depo farmaceutike”, thuhet në raportin e Fondit.

    Por, “në datë 25.04.2025 është bërë faturë hyrje në depon farmaceutike “CFO Pharma Kashar” dhe “CFO Pharma” nga Depo Farmaceutike “Medix Albania” (ish-Nedix), Entresto 50. Kjo sasi e evidentuar online është e shpërndarë në subjektet farmaceutike.

    Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria

    E njëjta situatë përsëritet edhe me medikamentin “Entresto 100 mg”.

    Fondi thotë në raportin e tij: “Pas verifikimeve në sistemin e-depo, depo farmaceutike “CFO Pharma Kashar” dhe “CFO Pharma” kanë pasur gjëndje në sasinë 0 (zero) për Entresto 100 mg në këtë seri në datë 09.01.2025”.

    Dhe më tej, thuhet: “Nga data 09.01.2025-25.04.2025 nuk ka pasur hyrje nga asnjë depo farmaceutike. Në datë 25.04.2025 është bërë faturë hyrje në depon farmaceutike “CFO Pharma Kashar” dhe “CFO Pharma” nga Depo Farmaceutike “Medix Albania”, Entresto 100 mg. Kjo sasi e evidentuar online është e shpërndarë në subjektet farmaceutike”.

    I njëjti fakt është evidentuar edhe për 6 medikamentet e tjera. “CFO Pharma” dhe ‘CFO Pharma Kashar”, të dyja në pronësi fundore të sipërmarrësit Nadir Çausholli, nuk kanë pasur gjendje të tyre në magazine. Brenda një dite, këty dy subjekte furnizohen nga “Medix Albania” (ish-Nedix) dhe ato shënohen sit ë shpërndara në një rrjet prej rreth 400 farmacish.

    Sipas Fondit të Kujdesit Shëndetësor, “me daljet fictive që kanë bërë subjektet “CFO Pharma”, “CFO Pharma Kashar” dhe “Medix Albania”, diferencat plus të pajustifikuara rezultojnë në total mbi 160 milionë lekë të reja ose rreth 1.6 milionë euro.

    Deri më tani, hetimet e prokurorisë së Tiranës nuk kanë evidentuar shkelje të pronarit të “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, duke ia ngarkuar përgjegjësinë ligjore administratorit të shoqërisë, Frigull Milla.

    Boldnews

    Dosja e “CFO Pharma” trashet: Prokuroria zbulon 700 mijë euro të dyshuara fiktive
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026
    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.