Çfarë po ndodh me ProCredit Bank Albania? Humbje me 78% në vitin 2025
ProCredit Holding me seli në Gjermani ka raportuar se dega e saj e bankes në Shqipëri regjistroi një fitim prej 386,000 eurosh (442,800 dollarë) në vitin 2025, rrjedhimisht kjo e përllogaritur në një rënie fitimi prej 1.77 milion eurosh në krahasim me vitin e kaluar.
Megjithatë sipas bankës qarkullimi i parave në ProCredit Bank Albania u rrit në 17.13 milion euro në vitin 2025, nga 16.9 milion euro në vitin 2024, tha ProCredit Holding në një raport vjetor.
Portofoli i kredisë së huadhënësit arriti në 375 milion euro në fund të dhjetorit, duke u rritur nga 340 milion euro një vit më parë.
ProCredit Bank është huadhënësi i dhjetë më i madh për nga asetet midis njëmbëdhjetë bankave që operojnë në Shqipëri.

1 Koment
Pingback: ProCredit Bank në Shqipëri raporton humbje masive