Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

    Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

    Aktualitet Nga InfoNews03.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë
    Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sekuestro konservative mbi kuotat e AlbChrome, bllokohet shitja dhe tjetërsimi i aksioneve

    Një masë sekuestroje konservative është vendosur mbi kuotat e shoqërisë AlbChrome, duke kufizuar përkohësisht mundësinë e shitjes apo tjetërsimit të tyre. Sipas të dhënave të regjistruara për shoqërinë, Zyra Vendore Përmbarimore Tiranë sh.p.k. ka nxjerrë urdhrin nr. 16416 Prot., datë 3 korrik 2026, për vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi kuotat e zotëruara nga pala debitore, shoqëria AlbChrome sh.p.k.

    Reklamë

    Urdhri është depozituar në regjistër më 9 korrik 2026. Me këtë masë kufizohet edhe kryerja e veprimeve që lidhen me shitjen apo tjetërsimin e kuotave të shoqërisë, shkruan InfoNews.al

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit – Albchrome humbi 15 milionë euro

    Çfarë do të thotë masa?

    Në rastin e AlbChrome, masa prek kuotat e shoqërisë dhe nuk nënkupton automatikisht sekuestrimin e aktivitetit, fabrikave apo aseteve fizike të kompanisë. Kufizimi lidhet me të drejtën për t’i shitur apo transferuar ato gjatë kohës që masa është në fuqi.

    Kuotat e AlbChrome, edhe më parë objekt masash

    Historiku i shoqërisë tregon se kuotat e AlbChrome kanë qenë edhe më herët objekt masash sigurie. Në vitin 2016, mbi aksionet e kompanisë ishte vendosur një sekuestro konservative në lidhje me detyrime ndaj KESH, masë e cila më vonë ishte liruar.

    IKMT gjobit “Albchrome” në Elbasan për magazinimin e mbetjeve të rrezikshme

    Në vitet pasuese janë regjistruar gjithashtu marrëveshje kolaterali dhe barra siguruese në favor të institucioneve financiare, disa prej të cilave janë çregjistruar më vonë.

    Masa e re vjen në një periudhë të vështirë

    Vendosja e sekuestros së re vjen në një periudhë kur AlbChrome është përballur edhe me zhvillime të tjera. Në maj të këtij viti, kompania u gjobit nga autoritetet mjedisore dhe aktiviteti i saj u pezullua përkohësisht pas konstatimit të mbetjeve të rrezikshme në ambientet e kompanisë.

    Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali, Albchrome shkruan se humbi 720 mijë euro në 2024

    Ndërkohë, të dhënat publike financiare tregojnë edhe për pagesa të kryera gjatë vitit 2026 në kuadër të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

    Megjithatë, nga të dhënat e disponueshme nuk rezulton ende qartë se cili është detyrimi konkret që ka çuar në masën e re të sekuestros, vlera e tij apo kush është pala kreditore.

    Infonews.al do të ndjekë zhvillimet mbi arsyen e vendosjes së sekuestros, vlerën e detyrimit dhe palët e përfshira në procedurën përmbarimore./InfoNews.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.