Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    19.07.2026

    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh

    19.07.2026

    Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

    19.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Çështja ‘Balluku’/ PD: SPAK të vijë në Kuvend për heqje të imunitetit

    Nga InfoNews29.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Çështja ‘Balluku’/ PD: SPAK të vijë në Kuvend për heqje të imunitetit

    Gati një muaj pasi SPAK njoftoi se ish zv. Kryeministrja Belinda Balluku po hetohet edhe për korrupsion e pastrim parash, përveç akuzave për shkelje në 11 tendera, për Partinë Demokratike është arsye që për ish nr. 2 të qeverisë të kërkohet urgjent arrestimi.

    Gazment Bardhi u shfaq me tone më të ashpra në drejtim të SPAK këtë të hënë, teksa i kërkoi të nxitojë për të dërguar në parlament kërkesën e dytë për arrestimin e Ballukut, e cila e zhveshur nga postet ministrore mbrohet nga imuniteti i deputetit.

    “Testi është vendimtar, sepse pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar, sipas vetë njoftimit publik të 4 qershor-it me dyshimet për dy vepra të reja penale: korrupsion pasiv dhe pastrim parash”, tha Bardhi.Për herë të parë, ai shigjetoi kreun e SPAK Klodian Brahon, duke thënë se ka indicie, por jo prova se po vepron i ndikuar politikisht.

    “Kush po e pengon Prokurorinë e Posaçme të zbatojë ligjin, kur ligji dikton se, me rëndimin e pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit, pikërisht standardi që vetë SPAK vendosi në dhjetor? A ka ndërhyrë Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?”, tha Bardhi.

    Ai thotë se Rama kërkon të fitojë kohë, për të bindur Ballukun të mos flasë para drejtësisë.

    “SPAK kishte kërkuar në dhjetor të vitit të kaluar heqjen e imunitetit të ish numrit 2 të qeverisë ndërsa çështja u zvarrit deri në limitet e kohës deri në mars të këtij viti PS votoi kundër kërkesës së SPAK, me argumentin se mjafton pezullimi nga detyra i saj”, tha Bardhi.

    Ky votim u kritikua asokohe nga ambasadat e huaja por edhe më vonë nga Komisioni Evropian. Më 4 qershor Prokuroria e Posaçme sekuestroi një vilë në një resort në Dhërmi, e cila dyshohet se zotërohet nga Balluku. Sipas SPAK ish zv. Kryeministrja e kishte marrë vilën 103m2 në formë ryshfeti pas dhënies së 2 tenderave me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur drejtonte “Albcontrol”.

    Deklarata e Gazment Bardhit

    Që prej 4 qershorit 2026, Prokuroria e Posaçme ndodhet përballë një testi vendimtar të besueshmërisë së saj në çështjen Balluku: a do t’i drejtohet pa vonesa të tjera Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, apo do të vazhdojë të zbatojë standarde të dyfishta, duke i dhënë kohë Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për manovra të tjera politike?

    Testi është vendimtar, sepse pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar, sipas vetë njoftimit publik të 4 qershor-it me dyshimet për dy vepra të reja penale: korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme informoi se kishte zbuluar dhe kishte vënë në sekuestro vilën e fshehur të Belinda Ballukut në një nga resortet luksoze në Dhërmi, për të cilën dyshon se ishte përfituar si ryshfet dhe më pas ishte fshehur përmes kontratave fiktive.

    Si për ironi, ndërtuesi që, sipas SPAK-ut, ka ndihmuar Belinda Ballukun të fshehë këtë pasuri është i njëjti që ka ndërtuar edhe vilën superluksoze të Edi Ramës në Surrel. Kjo ngre pyetje të tjera, të cilave do t’u vijë radha më vonë. Sot, le të ndalemi te korrupsioni, pastrimi i parave nga Belinda Balluku dhe standardi i dyfishtë i SPAK-ut.

    Pse standard i dyfishtë?

    Sepse në dhjetor, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut duke u mbështetur në një standard që sot nuk po e zbaton më: kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit.

    Në dhjetor, pasi pozita penale e ish-zëvendëskryeministres u rëndua me 11 episode të reja të abuzimit me tenderat, SPAK e ashpërsoi kërkesën për masën e sigurimit, duke kaluar nga ndalimi i daljes jashtë shtetit te kërkesa për arrest. Gjashtë muaj më parë, drejtuesi i SPAK-ut e argumentoi këtë kërkesë para Kuvendit me fjalët: “Rëndimi i pozitës penale shton rrezikun dhe dikton nevojën për një masë sigurimi më të rëndë.”

    Të gjithë e mbajmë mend argumentin me të cilin Edi Rama kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese: “Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion.” Pikërisht mbi këtë argument mazhoranca refuzoi t’i jepte SPAK-ut autorizimin për arrestimin e saj.

    Sot, vetë SPAK u ka thënë shqiptarëve se Belinda Balluku dyshohet edhe për korrupsion, edhe për pastrim parash. Atëherë, çfarë ka ndryshuar? Argumenti i Edi Ramës ka rënë dhe mazhoranca nuk mund të fshihet më pas tij. SPAK nuk mund të ketë një standard në dhjetor dhe një standard tjetër në qershor. Kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit.

    Prandaj, Prokuroria e Posaçme u detyrohet shqiptarëve disa përgjigje.

    1. Pse, tani që vetë SPAK ka bërë publik rëndimin e pozitës penale të Belinda Ballukut me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, nuk i drejtohet Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj?

    2. Kush po e pengon Prokurorinë e Posaçme të zbatojë ligjin, kur ligji dikton se, me rëndimin e pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit, pikërisht standardi që vetë SPAK vendosi në dhjetor?

    3. A ka ndërhyrë Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?

    Standardet e dyfishta në sjelljen e Prokurorisë nuk e rrisin besimin te drejtësia, por e rrënojnë atë. Përpara ligjit duhet të jemi të gjithë njësoj. Ligji duhet të ketë të njëjtin efekt në çdo kohë. Është e papranueshme që ligji të sjellë një reagim të Prokurorisë në dhjetor 2025 dhe një reagim tjetër në qershor 2026. Ligji është i njëjti si në dhjetor 2025, ashtu edhe në qershor 2026, ndërsa sjellja e Prokurorisë së Posaçme jo. Ajo po ndryshon në varësi të humorit të Kryeministrit dhe kjo nuk është drejtësi, por trajtim politik dhe preferencial.

    Prokuroria e Posaçme ka vetëm një mënyrë për ta kaluar testin e besueshmërisë në çështjen Balluku: të mos bëjë politikë sipas interesave të momentit të Kryeministrit, të mos bëhet pjesë e makinacioneve dhe llogarive politike, por të zbatojë ligjin.

    Për këtë, SPAK nuk ka më nevojë për deklarata. Ka nevojë vetëm për një akt: t’i drejtohet, pa vonesa të tjera, Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

    Çdo ditë që kalon pa iu drejtuar Kuvendit është një ditë e keqe për drejtësinë dhe për Shqipërinë.

    Çështja ‘Balluku’/ PD: SPAK të vijë në Kuvend për heqje të imunitetit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    19.07.2026
    Aktualitet

    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh

    19.07.2026
    Aktualitet

    Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

    19.07.2026
    Aktualitet

    Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

    19.07.2026
    Aktualitet

    Ja si e krijoi skemën Drejtoresha Elisabeta Mataj! 700 mijë euro të zhdukura nga Posta e Durrësit

    19.07.2026
    Aktualitet

    AMP njoftoi 6! Burime: Asnjë drejtues policie nuk humbi certifikatën e sigurisë

    19.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    19.07.2026

    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh

    19.07.2026

    Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

    19.07.2026

    Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

    19.07.2026

    Ja si e krijoi skemën Drejtoresha Elisabeta Mataj! 700 mijë euro të zhdukura nga Posta e Durrësit

    19.07.2026
    Më të lexuarat

    I bëri me drogë, Arben Allës i sekuestrohen mbi 400 mijë euro pasuri

    Nga InfoNews14.07.20260

    Rreth 420 mijë euro është vlera e 2 apartementeve dhe 1 garazhi që organet ligjzbatuese…

    GJKKO zgjat hetimet për dosjen e Renis Dobrës, SPAK kërkon kohë deri në tetor

    14.07.2026

    Goditje për IQOS: Itali, gjobë rekord 7 milionë euro ndaj Philip Morris! Shqipëria hesht

    13.07.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Çfarë ndodhi në fluturimin e Ryanair drejt Tiranës? 12 orë ankth në ajër dhe dy ulje emergjente

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.