Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Call Center mashtrues në Tiranë, fijet që të çojnë tek Flladi Malaj?

    Call Center mashtrues në Tiranë, fijet që të çojnë tek Flladi Malaj?

    Aktualitet Nga InfoNews22.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Call Center mashtrues në Tiranë, fijet që të çojnë tek Flladi Malaj?

    Nga Versus.al

    Reklamë

    TIRANE- Një operacion i koduar si “End Point” u realizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, pas vënies së alertit nga autoritetet austriake se qindra qytetarë ishin mashtruar prej tyre. Dy call centerat vepronin në zonën e Liqenit të Thatë atje ku ishin regjistruar si zyra. Në njërin Call Center u arrestuan edhe dy administratorët Marjo Kolli dhe Bjorn Kareco. Të dy të rinjtë, kanë një histori të gjatë në industrinë e mashtrimit, me të cilën do të njiheni më poshtë.

    Operacioni u zhvillua në një klimë tejet hermetike, ndërkohë që për çudi edhe mbulimi mediatik për këtë temë ka qenë tejet i cunguar.

    Kjo jo pa shkak. Versus hulumtoi më tej për këtë çështje, nga ku rezultoi se pronari faktik i këtyre pikave rezulton se është një personazh i njohur si biznesmen në kryeqytet. Ai është Flladi Malaj, veprimtaria e të cilit në fushën e call centerave ka mbi 15 vite, nën sytë e të gjitha institucioneve ligjzbatuese. Por si lidhet Malaj me këtë operacion? Në fakt, gjurmët mund lidhen tekn dy administratorët. Të dy janë mbulesa fiktive e Malajt në këtë veprimtari.

    Nga kërkimet e Versus, rezulton se dy të rinjtë janë arrestuar edhe në shtator të vitit 2023. Më 22 shtator, Policia e Shtetit realizoi operacionin “Momentum”, ku siç shihet edhe më poshtë, ndër dy të arrestuarit janë edhe dy të rinjtë. Lirimi i tyre dhe ripërsëritja e të njëjtës vepër penale është një tjetër mister shqiptar i pazgjidhur.

    “Momentum”, gjurma që çon te Flladi Malaj pas zbulimit

    Termi “Momentum” është edhe lidhja direkte me Malajn. Policia e Shtetit e kodoi operacionin me të njëjtin emër me të cilin Flladi Malaj kishte vendosur si ombrellë për të gjitha bizneset e tij në këtë fushë.

    “Momentum”, gjurma që çon te Flladi Malaj pas zbulimit

    DOKUMENTI I QKB- MOMENTUM FLLADI MALAJ

    Është pikërisht kjo edhe gjurma më direkte që Malaj është sërish personazhi kyç pas aktivitetit të dy call centerave te Liqeni i Thatë.

    OPERACIONI END POINT 16 qershor 2026

     

    OPERACIONI MOMENTUM 22 shtator 2023

    Por kush është i riu?

    Të njohur si të afërm të një ish-deputeti të njohur socialist dhe të një tjetër personazhi të errët të botës së krimit, Malaj bashkë me të vëllain e tij, Xhulio Malajn, kanë një veprimtari të njohur në fushën e Call Centerave. Ata kanë hapur fillimisht në vitin 2019, krijuan firmën “Albreeze” 100% në pronësi të Flladi Malaj, me aktivitet Call-Center në adresën “Rruga Prokop Mima”.

    Më 8 gusht 2019, krijuan firmën “ACME Studio Sh,p.k”.
    Më 30 shtator 2019, krijuan firmën “Casa Mokador”, që më pas i ndryshuan emrin në “Eden Breeze”, “Mokador by Momentum” e së fundi “Momentum Group” 100% në pronësi të Flladi Malaj, me aktivitet Call-Center.
    Më 23 tetor 2019, krijuan firmën “Info Tirana Sh.p.k” me 50% ortakëri Flladi Malaj e 50% pronësi një tip me emrin Taulant Ahmetaj nga Fieri.
    Më 18 mars 2020, krijuan firmën “Dekript Media Group” 100% në pronësi të Flladi Malaj, me aktivitet Call-Center në adresën Tiranë, Rruga “Prokop Mima”, Pallati “Casa Mokador”.
    Më 15 qershor 2020, krijuan firmën “Akademia Profesionale M&G” 100% në pronësi të Flladi Malaj.
    Më këto 6 firma Call-Center, vëllezërit Xhulio e Flladi Malaj, duke përdorur punonjës operatorë telefonik e kompjuterik, kanë mashtruar qindra qytetarë e biznesmenë të vendeve të BE, duke u zhvatur miliona Euro nëpërmjet platformave Forex, BrokerZ, Globalix, Bitcoin etj. A do të shkojë Prokuroria e Tiranës këtë herë në zemër të problemit, apo sërish dy të rinjtë do të lirohen pas disa muajsh për tu rigoditur në një operacion të dytë?/ Versus.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.