Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Bota

    Avioni ushtarak turk me 20 persona thyhet në ajër dhe rrëzohet! Defekt mekanik, bombë në bord apo raketë?

    Nga InfoNews11.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një avion transportues ushtarak i Forcave Ajrore Turke, i tipit Lockheed C-130E Hercules, është rrëzuar në Gjeorgji, pranë kufirit me Azerbajxhanin, pak pas ngritjes në ajër. Sipas autoriteteve turke, në bord ndodheshin 20 persona, dhe është nisur menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi.

    Aktualisht hetuesit po përqendrohen te disa video që duket se kanë regjistruar momentet e fundit të fluturimit: në pamje shihet aeroplani duke u copëtuar në disa pjesë, çka tregon se ai është shkatërruar në ajër. Ende nuk dihet nëse kjo ndodhi për shkak të një defekti serioz mekanik — ndoshta gjatë një riparimi — apo nëse është goditur nga një raketë apo dron, duke marrë parasysh tensionet në rajon. Nuk përjashtohet as një hipotezë e tretë, ajo e eksplozivit të vendosur në bord.

    Avioni ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Ganjës, në Azerbajxhan, në orën 14:19 me orën lokale (11:19 me orën shqiptare) të martën, më 11 nëntor. Sipas të dhënave të faqes Flightradar24, në orën 14:41 C-130 kishte arritur lartësinë e fluturimit prej 24 mijë këmbësh (rreth 7,315 metra). Sinjali i fundit u regjistrua në 14:49 e 20 sekonda, kur avioni po udhëtonte me shpejtësi rreth 519 km/orë.

    “Avioni ynë ushtarak C-130, i nisur nga Azerbajxhani dhe i destinuar për në Turqi, u rrëzua në kufirin mes Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit,” konfirmoi Ministria Turke e Mbrojtjes. “Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë nisur tashmë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.”
    Presidenti Recep Tayyip Erdoğan shprehu “dhimbje të thellë” dhe “ngushëllime” për “familjet e martirëve”.

    Në pamjet e analizuara, shihet pjesa qendrore e trupit të avionit — ajo me krahët — e cila përputhet dukshëm me formën e një C-130. Mungojnë, megjithatë, pjesa e përparme (kabina dhe ndarja e ngarkesës) dhe pjesa e pasme (bishti dhe ndarja e pasme e ngarkesës).

    Avioni C-130 është prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin dhe përdoret gjerësisht nga forcat ajrore në mbarë botën për transport trupash, pajisjesh dhe mjetesh ushtarake. Ai ka katër motorë turbohelikë dhe mund të ngrihet e ulet edhe në pista të vështira.

    Avioni i rrëzuar ishte ndërtuar në vitin 1968 dhe fillimisht kishte shërbyer në forcat e armatosura të Arabisë Saudite. Sipas të dhënave ajrore, ai ishte përfshirë në flotën turke në mars të vitit 2010.

    Avioni ushtarak turk me 20 persona thyhet në ajër dhe rrëzohet! Defekt mekanik bombë në bord apo raketë?
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Bota

    Luftë kundër drogës në Rio de Zhaneiro! Mbi 120 të vdekur

    29.10.2025
    Aktualitet

    LISTA/ Ja çfarë u vodh në Muzeun e Luvrit

    19.10.2025
    Bota

    Sllovenia shpall “Non Grata” Netanyahun: Nuk e duam me atë që ka bërë

    25.09.2025
    Bota

    Erdoganit i fikin mikrofonin teksa fliste për Palestinën në OKB

    23.09.2025
    Bota

    Bitcoin “fluturon” mbi 122 000 USD, shënohet rekordi i radhës

    14.07.2025
    Bota

    TRAGJIKE/ Një person thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

    08.07.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    I hëngrën kokën Ballukut, kush i fitoi Tenderat e Unazës

    16.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    ESKLUZIVE/ Peshkaqenët e AKSHI morën peng Gerond Meçen! Zbardhet skema

    16.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.