Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    Aktualitet Nga InfoNews28.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimi i akuzave

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është drejt përfundimit të fazës së hetimit paraprak për dosjen e shumëpërfolur të abuzimeve me fondet e programit IPARD. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në vijim pritet komunikimi i akuzave ndaj drejtuesve të Ministrisë së Bujqësisë të përfshirë në këtë çështje, ndërsa më pas në SPAK pritet të thirren edhe përfituesit e fondeve për t’u marrë në pyetje.

    Reklamë

    Në kuadër të këtij hetimi, ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka dhënë dëshmi për disa orë të martën, më 17 mars, në ambientet e SPAK. Ajo është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes, ndërsa paraqitja e saj ka kaluar kryesisht jashtë vëmendjes së mediave.

    Nga Arbër Çekaj te babai i Suel Çelës e Elvis Rroshi, si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

    Hetimet po drejtohen nga prokurori Klodian Braho dhe janë intensifikuar ndjeshëm muajt e fundit, pas indicieve për shkelje serioze në administrimin e fondeve bujqësore. Procedimi penal nisi pas kallëzimit të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila evidentoi parregullsi në menaxhimin e fondeve të destinuara për zhvillimin rural në Shqipëri.

    Si pasojë e rekomandimeve të OLAF, Bashkimi Evropian vendosi të ndërpresë financimin përmes programit IPARD 3, duke bllokuar një shumë të konsiderueshme fondesh që ishin parashikuar për mbështetjen e fermerëve shqiptarë.

    Më 28 shtator 2023, SPAK njoftoi zyrtarisht nisjen e hetimeve për këtë çështje, duke konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë me strukturat europiane kundër mashtrimit. Hetimet mbeten ende në zhvillim, ndërsa autoritetet kanë qenë të rezervuara në dhënien e detajeve për shkak të fazës paraprake.

    Në tetor 2025, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, e riktheu në vëmendje këtë dosje gjatë një raportimi në Kuvend, duke theksuar se hetimet vijojnë dhe se po punohet ngushtë me OLAF për zbardhjen e plotë të rastit.

    Deri më tani, mbi 20 persona janë marrë dhe pritet të merren në pyetje nga SPAK. Mes tyre është edhe Reni Ashiku, administrator i kompanisë “Converse Management Consulting” (CMC), i cili është paraqitur për t’u pyetur në lidhje me dyshimet për abuzim me fondet IPARD.

    Dosja konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme për sa i përket menaxhimit të fondeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ndërsa zhvillimet e mëtejshme pritet të përcaktojnë përgjegjësitë konkrete dhe masat ligjore ndaj personave të përfshirë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.