Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tre shqiptarë pranojnë mashtrimin për leje qëndrimi në Britani

    26.07.2026

    Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!

    26.07.2026

    “Kishte bërë shumë gola”/ Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër, grupi i “Kid Vlonjatit” i hoqi thonjtë me pinca!

    26.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!

    Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!
    Nga InfoNews26.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!
    Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!

    Enea Mitrushi, lidhjet me Ilir Shtufin, Luçiano Koçekun dhe projektin “Green House Korça Resort”

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek godina tek ‘Mine Peza’. …Me Enean mund ta zgjidhë këtë punë”, bashkëbiseduesit që komunikojnë me mesazhe në gusht të vitit 2020 janë Luçiano Koçeku dhe Ervin Koçeku.

    I pari, i njohur edhe me emrin Artur, konsiderohet si një nga bosët e “Grupit Aruba”, përgjegjës për trafikimin e tonelatave kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.

    I dyti është vëllai i tij më i vogël, i cili menaxhonte paratë dhe kontaktet me njërëzit për shitjen e pronave të paluajtshme në kulla e resorte, të dyshuara se vinin nga aktiviteti kriminal.

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament

    Në foto: Luçiano Koçeku, i dyshuar si pjesë e “Grupit Aruba”
    Personazhi “Enea” është Enea Mitrushi. Ai është administrator i kompanisë “Nova Construction”, në pronësi të Ilir Shtufit, e cila ka ndërtuar, ndër të tjera, një godinë të lartë në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë.

    Enea është një i punësuar dhe, të paktën deri më tani, nuk është konsideruar përgjegjës për “pastrimin e parave”.

    Ai ka qenë i ngarkuar me menaxhimin e kompanisë së Ilir Shtufit.

    Me shumë mundësi, atij i kanë thënë që duhet t’i përgjigjej porosive dhe “urdhërave” të Luçiano Koçekut, i cili për Prokurorinë e Posaçme konsiderohet si njeriu që lëvizje në hije prej shumë vitesh projektet ndërtimore të “Nova Construction”.

    Enea mund të jetë një individ me aftësi të mira menaxheriale dhe nuk ka pasur asnjë përgjegjësi të verifikojë statusin, aktivitetin apo burimin e parave të Luçiano Koçekut.

    Megjithatë, Prokuroria e Posaçme ka një përcaktim për Enea Mitrushin: Ai konsiderohet si “njeriu i besuar i Luçiano Koçekut”, një prej bosëve të “Grupit Aruba”.

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament

    Dhe, si një “njeri i besuar”, emri i tij gjendet në administrimin e disa kompanive ku gjendet dyshja Shtufi-Koçeku, përfshirë edhe në shoqërinë që po zhvillon “investimin strategjik” për ndërtimin e një kompleksi vilash luksoze në Korçë.

    “Green House Resort” e Agim Zeqos

    Në Prill të vitit 2019, tre biznesmenë të njohur në fushën e ndërtimit, Agim Zeqo, Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi, bashkohen dhe krijojnë kompaninë “Investment and Development Albania”, me një ndarje të aksioneve 40-30-30. Ortakët vendosin që administrator do të jetë njëri prej tyre, Ilir Shtufi.

    Në Shkurt të vitit 2023, Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, i jep kompanisë “Investment and Development Albania” statusin e “investitorit strategjik për projektin “Green House Korça Resort”.

    Zona e zhvillimit gjendet në një zonë shumë të preferuar të Korçës, pranë kompleksit sportiv, ku gjendet edhe stadiumi futbollit.

    DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

    Në vendimin e nënshkruar nga Rama thuhet se “projekti parashikon ndërtimin strukture turistike elitare që do të ketë në përbërje një hotel me 5 (pesë) yje, me kapacitet total prej 94 dhomash, restorante, bare, SPA etj”. Vlera e investimit parashikohet në 18 milionë euro.

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament

    Pak muaj më pas, në Shtator të vitit 2023, dy nga ortakët e “Investment and Development Albania-IDA”, Ilir Shtufi dhe Gerian Kuka, vendosi të shesin aksionet e tyre tek Agim Zeqo, i cili merr në kontroll pronësinë dhe administrimin e kompanisë.

    Zeqo është i njohur në Korçë, jo vetëm për origjinën e tij nga ky qytet, por edhe për faktin që për shumë vite ishte një nga drejtuesit e ekipit të futbollit “Skënderbeu”.

    Përfitimi nga ana e tij e statusit të investitorit strategjik shumë pranë qendrës së qytetit, përveçse u prit me rrudhje buzësh nga qytetarët, nuk u ka aspak e habitshme. Kjo, për shkak të raporteve të mira të tij me kryeministrin Edi Rama.

    Edhe resorti hotelier, në publikun lokal, u emërtua si “hoteli i Agim Zeqos”.

    Rama i fal tokë publike

    Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, thuhej se projekti do të zhvillohej në një hapësirë 10 mijë metra katrorë.

    Në një paragraf të mëtejshëm, akti i nënshkruar nga Rama, citonte: “Pasuria e paluajtshme me sipërfaqe prej 10,000 m2, e llojit “truall”, në zonën kadastrale 8561, me numër pasurie 1/911, në pronësi të Bashkisë Korçë ka kaluar në administrim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me VKM Nr. 301, datë 19.5.2021”.

    Pra, dukej qartë, që trualli ku do të zhvillohej resorti, ishte në pronësi publike.

    Dy vjet më pas, në qershor 2025, Këshilli i Ministrave, i drejtuar nga zëvendësja e Edi Ramës në atë kohë, Belinda Balluku, miraton vendimin që i hap rrugën nënshkrimit të kontratës për t’i dhënë me qiranë simbolike 1 euro shoqërisë “Investment and Development Albania”, sh.p.k. një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë tokë shtetërore në Bashkinë Korçë.

    Pra, në qershor të vitit të kaluar, u kompletua i gjithë cikli. Kompania, që drejtohej nga Agim Zeqo kishte përfituar statusin e investitorit strategjik, mori edhe tokën publike me qira “1 euro” dhe çdo gjë ishte gati për të nisur nga puna.

    Rikthimi i Shtufit

    Por, pas kompletimit të ciklit, e konkretisht në korrik të vitit 2025, në kompaninë investitore rikthehen sërish ortakët e larguar-Ilir Shtufi dhe Gerian Kuka.

    Struktura e aksioneve është e njëjta si në fillim, ku Agim Zeqo zotëron 40 përqind, ndërsa dy bashkëortakët ndajnë nga 30 përqind secili.

    Për disa muaj, Agim Zeqo vijon të mbajë postin e Administratorit të kompanisë “Investment and Development Albania”.

    Në mars të vitit 2026, asambleja e ortakëve vendos që të emërojë administrator Enea Mitrushin, personazhi që mban të njëjtën detyrë tek “Nova Construction” e Ilir Shtufit dhe që në dosjen e SPAK-ut për “Grupin Aruba” konsiderohet si “një nga njerëzit e besuar të Luçiano Koçekut”.

    Të dhënat e deritanishme hetimore nuk tregojnë për ndonjë përgjegjësi penal në ngarkim të dy prej tre ortakëve të kompanisë së “investimit strategjik”, Agim Zeqo dhe Gerian Kuka. Gjithashtu, dosja hetimore nuk ka evidentuar ndonjë përgjegjësi për Enea Mitrushin.

    Ajo që njihet deri më tani është fakti që biznesmeni Ilir Shtufi është në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, nën dyshimet se ka kryer veprat penale të “pastrim të produkteve të veprës penale” në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”./BoldNews

    Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tre shqiptarë pranojnë mashtrimin për leje qëndrimi në Britani

    26.07.2026
    Aktualitet

    “Kishte bërë shumë gola”/ Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër, grupi i “Kid Vlonjatit” i hoqi thonjtë me pinca!

    26.07.2026
    Aktualitet

    Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, identifikohet autori! Shkak u bë një vajzë…

    26.07.2026
    Aktualitet

    Vlorë/ Furgoni del nga rruga: 1 viktimë, 4 të plagosur

    26.07.2026
    Aktualitet

    Sherri në Durrë, arrestohet efektivi i Policisë. Zbardhen detajet e përplasjes, Denis Tafili goditi me qytën e pistoletës 36-vjeçarin

    25.07.2026
    Aktualitet

    Udhëtoni drejt Greqisë? Të hënën bllokohet 4 orë lëvizja

    25.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tre shqiptarë pranojnë mashtrimin për leje qëndrimi në Britani

    26.07.2026

    Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!

    26.07.2026

    “Kishte bërë shumë gola”/ Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër, grupi i “Kid Vlonjatit” i hoqi thonjtë me pinca!

    26.07.2026

    Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, identifikohet autori! Shkak u bë një vajzë…

    26.07.2026

    Vlorë/ Furgoni del nga rruga: 1 viktimë, 4 të plagosur

    26.07.2026
    Më të lexuarat

    E rëndë në Durrës, i kërkuari nga SPAK përplaset me armë në lokal!

    Nga InfoNews24.07.20260

    E rëndë në Durrës, i kërkuari nga SPAK përplaset me armë në lokal! Një konflikt…

    E liroi Gent Berberi! Dhunimi i policit në Shkodër çon hetuesit te Audi blind me xhama të zinjë! Argumenti i ish-drejtorit: Nuk bllokohet makina në ditë Bajrami…

    24.07.2026

    Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

    22.07.2026

    EKSKLUZIVE/ Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

    24.07.2026

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    19.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.