Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Arratisja e Altin Ndocit, rrëfimi i policëve: Ma futi me grusht…unë rash sipër kolegut dhe u rrëzuam

    Nga InfoNews17.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arratisja e Altin Ndocit, rrëfimi i policëve: Ma futi me grusht…unë rash sipër kolegut dhe u rrëzuam

    Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në qeli ish-zv/shefin e Policisë së Burgut të Durrësit, Dezdemon Pazaj, si dhe dy efektivët Sali Ferollari dhe Fation Baçi, të cilët shoqëruan të burgosurin Altin Ndoci drejt spitalit ditën e arratisjes.

    Ndërkohë, pavarësisht se Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për të tetë të arrestuarit, trupi gjykues vendosi masa më të lehta për tre efektivë të tjerë të grupit të shoqërimit. Aranit Çela, Preng Marvataj dhe Dorjan Saraçi u liruan nga qelia dhe ndaj tyre u caktua masa “detyrim paraqitjeje”.

    Për kryeinfermierin e burgut, Aulon Çuko, si dhe për punonjësen Violeta Uka, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

    Detaje nga hetimi

    Sipas Prokurorisë së Durrësit, më datë 13 janar, kryeinfermieri Aulon Çuko ka hartuar një rekomandim mjekësor për katër të burgosur, mes tyre edhe Altin Ndoci, për shkak të problemeve shëndetësore të shfaqura. Megjithatë, mjekja Ylfete Sema nuk ka kryer kontroll shëndetësor për Ndocin, por bazuar vetëm në të dhënat e kryeinfermierit, ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg në Spitalin e Durrësit.

    Gjatë transportit me ambulancë dhe më pas në ambientet e spitalit, Altin Ndoci ka shfaqur ankesa të vazhdueshme për dhimbje në veshka. Për këtë arsye, grupi i shoqërimit i ka hequr prangat.

    Në dosjen hetimore thuhet se në spital, Altin Ndoci është lënë nën ruajtjen e vetëm dy efektivëve, Ferollari dhe Baçi. Ai është shoqëruar katër herë në tualet, ndërsa herën e pestë, sapo u hap porta metalike, ka goditur efektivin Fation Baçi. Ky i fundit është rrëzuar mbi Sali Ferollarin, duke i lënë të dy në tokë, moment që i ka mundësuar Ndocit arratisjen.

    Hetuesit dyshojnë se janë kryer shkelje serioze të procedurave të sigurisë, pasi i burgosuri është lënë pa pranga dhe është ruajtur nga vetëm dy efektivë, ndërkohë që rregullorja parashikon minimalisht tre.

    Përgjegjësi edhe për drejtuesit

    Sipas hetimit, drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, ka miratuar urdhrin për shoqërimin e Altin Ndocit në spital në kundërshtim me ligjin, pa verifikuar vizitën mjekësore paraprake dhe pa ushtruar kontroll mbi procedurat e shoqërimit.

    Për këtë ngjarje, vijojnë të mbeten të arrestuar Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre, si dhe mjekja Ylfete Sema, e cila kishte rekomanduar vizitën në spital. Ata pritet të dalin të hënën para Gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë.

    arratisja e Altin Ndocit arrestime Burgu i Durrësit Dezdemon Pazaj Gjykata e Durrësit Indrit Cërloj lajme aktuale Shqipëri polici burgu Prokuroria e Durrësit shkelje në burg siguria në burgje Ylfete Sema
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.