Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Ardi Kollçaku, marrëveshje me “grupin e kokainës” për “Kullën e Tiranës”

    Ardi Kollçaku, marrëveshje me “grupin e kokainës” për “Kullën e Tiranës”

    Aktualitet Nga InfoNews19.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ardi Kollçaku, marrëveshje me “grupin e kokainës” për “Kullën e Tiranës”

    TIRANË- Më shumë se një muaj më parë, u raportua se ish-lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj, kishte aplikuar për një kullë 33 kate në qendër të Vlorës, duke ngritur dyshimet e forta mbi paratë për këtë ndërtim masiv një individ, i cili nuk është dalluar si biznesmen i fuqishëm.

    Reklamë

    Bëhet fjalë për një kullë 33-katëshe me funksion banimi dhe hotelerie, e cila do të ketë gjithashtu edhe 4 kate nën tokë. Në dokumentat e publikuar nga “Boldnews.al”, në mbledhjen e 29 Prillit 2026, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e Ramës, kishte në shqyrtim kërkesën për “Leje zhvillimi për objektin rezidencial dhe hoteleri 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DGC” sh.p.k.”.

    Ortaku i Donald Veshaj te 33-katëshi në Vlorë/ Ardi

    Ardi Kollçaku, ortaku themelues i “Anchor Invest” shpk

    Për momentin, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) nuk ka publikuar informacion nëse kjo kërkesë është miratuar apo refuzuar.

    Shoqëria investiture “DGC” është themeluar në shkurt të vitit 2024, me aksionerë Donald Veshaj dhe Glenis Çobo. Pak muaj më vonë, në dhjetor të atij viti, në kompaninë “DGC” shtohet si ortak shoqërië “Anchor Invest”, me ortakun më të rëndësishëm Ardi Kollçaku.

    “DGC”, tashmë me tre ortakë, aplikoi për kullën 33 kate në Vlorë. Por, ndërkohë që pritet të mësohet nëse kjo leje është miratuar nga Rama, ortaku kryesor i kompanisë investiture të kullën 33 kate në Vlorë, “Anchor Invest”, po përballet me disa siklete penale.

    Dy ortakët e saj kryesorë, Ardi Kollçaku dhe Albi Shyti, kanë qenë pak ditë më parë subjekt i kontrollit nga ana e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në kuadër të një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme (SPAK) për trafik narkotikësh ndaj një grupi të strukturuar kriminal shqiptar që ka trafikuar tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

    Bëhet fjalë për grupin kriminal të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ku janë të përfshirë emra të njohur të botës së binzesit, në industrinë e ndërtimit në vend.

    Në 16 Qershor 2026, Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arreste për disa persona, të dyshuar për “trafik narkotikësh” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “pastrim parash”.

    Sipas Prokurorisë, grupi i udhëhequr nga një personazh aspak publik, Salvadore Aliu, dyshohet se ka trafikuar sasi të konsiderueshme lëndër narkotike kokainë nga Ekuadori e vende të tjera të Amerikës së Jugut drejt Belgjikës, Hollandës, Italisë e Britanisë së Madhe. Ai dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të përfituara nga aktiviteti kriminal, duke u ndihmuar nga vëllai i tij Isa Aliu. Në komunikime të zbardhura nga platforma SKY ECC, mes tij dhe vëllait Isa Aliu, përmenden shuma të mëdha parash, përfshirë 6 milionë euro cash dhe më pas rreth 20 milionë euro të tjera që pritej të siguroheshin për investim.

    Sipas hetimeve, një nga metodat e përdorura ishte groposja e parave në tokë, të futura në fuçi plastike me kapacitet 50 litra. Nga verifikimet e kryera, SPAK dyshon se Isa Aliu ka marrë të paktën 30 milionë euro nga vëllai i tij dhe se këto para janë investuar më pas kryesisht në sektorin e ndërtimit.

    Prokuroria ka sekuestruar një numër shumë të lartë pasurish të paluajtshme të “Aliu Road House” në pronësi të Isa Aliut, vëllait të Salvator Aliut, vila e godina në pronësi të “Altea Invest”, në pronësi të vëllezërve Shpëtim, Sokol e Nikoll Bibaj, si edhe në emër të disa shoqërive të tjera të lidhura me ta.

    Paralelisht, SPAK ka kryer kontrolle e verifikime edhe në subjekte të tjera private, të cilat rezulton se kanë kryer marrëveshje bashkëpunimi me shoqëritë e lidhura me grupin kriminal.

    Në listën e kontrollit, siç mëson “Boldneës.al”, kanë qenë edhe kompanitë “Anchor Invest”, “Anchor Beton”, si edhe pronarët e administratorët e tyre, Ardi Kollçaku e Albi Shyti.

    “Anchor Invest”, kulla e resorte me “grupin e kokainës”

    Prokuroria e Posaçme ka evidentuar se në janar të vitit 2022, kompania “Altea Invest” e vëllezërve Bibaj, ka shprehur interes për të bashkëpunuar dhe investuar me 25 përqind (kontribut në para) për ndërtimin e vilave në kompleksin rezidencial “Astoria Rezidence”, në zonën e Mjull Bathores, në Tiranë.

    Ortaku i Donald Veshaj te 33-katëshi në Vlorë/ Ardi

    Kompleksi “Astoria Residence” në Mjull Bathore, Tiranë

    Ky kompleks është ndërtuar nga shoqëria “Anchor Invest”, me pronarë e administrator Ardi Kollçaku e Albi Shyti, të cilët kanë investuar me 50 përqind, si edhe kanë marrë përsipër procedurat ligjore dhe nxjerrjen e lejeve përkatëse.

    Prokuroria e Posaçme, në një njoftim zyrtar, deklaroi se janë vendosur nën sekuestro “pasuri të paluajtëshme ne kompleksi rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores Tiranë, në “Astoria Residence”, të regjistruara në emër të “Altea Invest” të vëllezërve Bibaj, të dyshuar si pjesë e “grupit të kokainës.

    Kulla 34 kate “Tirana Toëer”

    Bashkëpunimi ndërmjet “Anchor Invest”, e themeluar nga Ardi Kollçaku dhe kompanisë “Altea Invest” të familjes Bibaj, është shtrirë edhe në bashkëpunimin për ndërtimin e një kulle 34 kate të lartë, në rrugën “Xhanfize Keko”, në kryeqyteti, të quajtur “Tirana Toëer”.

    Në 8 Mars 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi “Lejen e ndërtimit për objektin ‘Strukturë banimi dhe shërbime 1, 8, 9, 33, dhe 34 kate dhe 4 kate nëntokë, në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë”, me subjekt zhvilluar shoqërinë “Anchor Invest”.

    Ortaku i Donald Veshaj te 33-katëshi në Vlorë/ Ardi

    Leja e ndërtimit për kullën “Tirana Toëer”, firmosur nga kryeministri Edi Rama

    Rreth një vit para lëshimit të kësaj leje, në janar 2022, kompania “Altea Invest” e vëllezërve Shpëtim, Nikoll e Sokol Bibaj, (në atë kohë quhej “Bilali” shpk), ka shprehur interesin për të bashkëpunuar dhe investuar me 25 përqind (kontribut në para) për ndërtimin e kompleksit të banimit në rrugën “Xhanfize Keko”, i emërtuar “Tirana Toëer”.

    Me një marrëveshje të nënshkruar në Shkurt 2024, pra pasi ishte miratuar leja e ndërtimit me firmën e kryeministrit Edi Rama, kompania “Altea Invest” e familjes Bibaj kërkon dhe porosit tek “Anchor Invest” e themeluar nga Ardi Kollçaku, rezervimin dhe ndërtimin e disa pasurive të paluajtshme të llojit apartament, dyqane e poste parkimi tek “Tirana Toëer”.

    Ortaku i Donald Veshaj te 33-katëshi në Vlorë/ Ardi

    Projekti i kullës 34-kate, “Tirana Toëer”

    Sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit, kompania “Altea Invest” e vëllezërve Bibaj do të kontribuonte financiarisht në shumën 659 milionë lekë të reja ose pak më shumë se 6.5 milionë euro. Sipas tekstit të Marrëveshjes, “Altea Invest” ka paguar 66.7 milionë lekë të reja ose më shumë se 650 mijë euro, në momentin e nënshkrimit të saj.

    Prokuroria e Posaçme deklaroi zyrtarisht se, në vijim të hetimeve për grupin e dyshuar kriminal, ka vendosur nën sekuestro “32 apartament, 6 njësi tregtare /zyra dhe 52 parkime tek Godina e banimit dhe shërbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë me vendndodhje në rr. Xhanfize Keko, Tiranë”, pra tek kulla “Tirana Toëer”.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026
    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.