Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Arbër Veliaj dhe kompania Gogel futet në rreth nga SPAK

    Arbër Veliaj dhe kompania Gogel futet në rreth nga SPAK

    Aktualitet Nga InfoNews22.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arbër Veliaj dhe kompania Gogel futet në rreth nga SPAK

    Ish deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Veliaj 2”, ku sipas gazetares Klodiana Lala, në qendër të verifikimeve është kompania “Gogel” e Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt.

    Reklamë

    E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se SPAK, pas mbylljes së dosjes së parë ndaj Veliajt, ka veçuar një tjetër çështje hetimore, e cila lidhet me familjarë të tij dhe aktivitetin e tyre. Sipas saj, pjesa kryesore e kësaj dosjeje ka të bëjë me kompaninë “Gogel”.

    “Dosja Veliaj 2. SPAK pasi mbylli dosjen e parë, veçoi një dosje ku po heton familjarë të Veliajt dhe aktivitetin e tij. Në qendër është kompania Gogel e Arbër Veliaj, vëllait të Erion Veliaj”, deklaroi Lala.

    Gazetarja tha se Klotilda Bushka, e cila është e pandehur në dosjen “Veliaj 1”, ka dhënë shpjegime në SPAK për këtë fraksion të dytë të hetimeve. Në dosjen e parë, sipas Lalës, SPAK pretendon se Bushka ka penguar drejtësinë, ndërsa paraqitja e saj e fundit lidhet me hetimet për “Veliaj 2”.

    “Ditën e sotme ka dhënë shpjegime ish deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është e pandehur në dosjen Veliaj 1. Te dosja e parë e Veliaj, pretendohet nga SPAK se ka penguar drejtësinë. Ndërkohë, ditën e sotme është pyetur për Veliaj 2, fraksioni ku pika kryesore ka të bëjë me kompaninë Gogel të Arbër Veliaj”, u shpreh Lala.

    Sipas gazetares, këto veprime hetimore vijnë pak ditë përpara shqyrtimit të rekursit të Veliajt në Gjykatën e Lartë lidhur me masën e sigurisë, si edhe përpara vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për arrestin.

    Lala tha se Veliaj ka paraqitur argumentet e tij, ndërsa SPAK në parashtresë ka ngritur pretendimin se ekzistojnë bashkëpunëtorë të drejtësisë që mund të intimidohen nëse ai lirohet.

    “Veprimet vijnë pak ditë para se Gjykata e Lartë të shqyrtojë rekursin e Veliajt për masë dhe Gjykata Kushtetuese të shprehet për arrestin. Veliaj ka ngritur argumentet e veta. SPAK pretendon, në një nga fjalitë në parashtresë, se kemi bashkëpunëtorë të drejtësisë që mund të intimidohen nëse Veliaj lirohet”, tha Lala.

    Ajo përmendi gjithashtu edhe procesin në Gjykatën Administrative me prokurorin e posaçëm Ols Dado, ndërsa theksoi se dosja “Veliaj 2” shtrihet mbi aktivitetin e vëllait të Veliajt.

    “Pastaj ka proces në Administrative me Ols Dadon, prokurorin e posaçëm. Por dosja Veliaj 2 është çështje që shtrihet mbi aktivitetin e vëllait të Veliajt”, deklaroi gazetarja Klodiana Lala.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.