Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Altin Dumani: Janë 16 grupe kriminale me rrezik të lartë, ja ku operojnë…

    Altin Dumani: Janë 16 grupe kriminale me rrezik të lartë, ja ku operojnë…

    Aktualitet Nga InfoNews14.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar sot para deputetëve mbi situatën e kriminalitetit në vend për vitin 2024, duke vënë theksin te trafiku i lëndëve narkotike si një nga veprat penale me rrezikshmëri më të lartë.

    Sipas Dumanit, trafiku i narkotikëve ruan një nivel shumë të lartë rreziku, pavarësisht një uljeje të lehtë gjatë vitit 2024.

    Reklamë

    Ai tha se kjo tendencë lidhet me goditjet e suksesshme të agjencive ligjzbatuese dhe zhvendosjen e korridoreve të trafikut. Megjithatë, aktiviteti kriminal mbetet i përhapur dhe i sofistikuar.

    “Referuar matjes së nivelit të riskut sipas veprave penale, rezulton se kriminaliteti me nivel të lartë të krimit ekonomik paraqet nivel të lartë rreziku, me tendencë sofistikimi dhe shtrirje të gjerë gjeografike. Pastrimi i parave dhe grupet e strukturuara kriminale mbeten në nivel të rrezikut të lartë, duke shënuar rritje progresive të procedimeve, sidomos në funksion të aktiviteteve që burojnë nga trafiku i narkotikëve dhe veprimtaria ndërkombëtare e grupeve kriminale. Trafiku i narkotikëve ruan një nivel shumë të lartë rreziku, megjithëse viti 2024 ka një ulje të lehtë që lidhet me goditjet e suksesshme të agjencive ligjzbatuese dhe zhvendosjen e korridoreve të trafikut. Ndërkohë, trafikimi i qenieve njerëzore klasifikohet në nivel mesatar rreziku, me numër të ulët rastesh, por me potencial rritjeje për shkak të natyrës së fshehtë, transnacionale të veprës.
    Lidhur me tipologjinë e grupeve kriminale, ato vijojnë të jenë aktive lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht në trafikun e kokainës dhe kanabisit”, tha Dumani.
    Grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë aktive në trafikun e kokainës dhe kanabisit, me shtrirje në disa vende të Bashkimit Evropian si Spanja, Belgjika, Holanda, Franca dhe Gjermania, si dhe në Norvegji, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

    Sipas raportimit të Dumanit, këto grupe sigurojnë blerjen e kokainës në vendet e prodhimit në Amerikën Latine, përfshirë Bolivinë, Meksikën, Perunë dhe Paraguain.

    Dumani shtoi se grupet kriminale karakterizohen nga një strukturë hierarkike, përdorimi i komunikimeve të koduara dhe pastrimi i parave përmes formave të avancuara, përfshirë edhe kriptovalutat.

    Gjatë vitit 2024, janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, 10 prej të cilave janë provuar në gjykatë për karakterin e tyre kriminal.

    “Këto grupe karakterizohen nga strukturë hierarkike, përdorimi i komunikimeve të koduara, dhe pastrimi i parave. Janë aktive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë”, tha mes të tjerash Dumani.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.