ALBANIAN FILES/ 50 mijë banorë në Karavasta! Projekti Kings Coast
Detaje te reja kane dal nga projekti King Coast, që, sipas librit Albanian Files, parashikohet të bëhet në Parkun Kombëtar dhe lagunën e Karavastas në Divjakë.
Projekti është në fazën e master planit, dhe nëse do të realizohet, do të transformojë Parkun Kombëtar të Karavastas, me ndërtesa shumëkatëshe, vila dhe ambiente rekreacioni. Libri je pak detaje, aty thuhet se projekti emërtohet King Coast dhe është porositur nga NIU INVEST, një kompani ndërtimi me bazë në Berlin, në Gjermani.
Ndërkohë në Shqipëri, në 2024-ën, paralelisht me porositjen e master planit, u themelua edhe kompania King Coast Albania Holdings. Kompania nënë, ose pronarja asaj të hapur në Shqipëri, është NIU Real Estate GmbH, me seli në Gjermani.
Pronarët përfitues të New Real Estate GmbH, nxjerrin në sken edhe sipërmarrës shqiptarë, që janë të përfshirë.
Nëse ky projekt realizohet, do të ndërtohet një qytet me 50 mijë banorë në lagunën e Karavastas.

