Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ishte gati për tu esktraduar në Gjermani, arratiset Amir Muharremi në Dibër

    10.07.2026

    Kush është menaxheri “big” Dennis Van Eijgen me dy kompani, nxirrte kokainën e çunave në portin e Antuerpit

    10.07.2026

    SHBA mban në listën e zezë shqiptarët, mes tyre Aqif Rakipi

    10.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    SHBA mban në listën e zezë shqiptarët, mes tyre Aqif Rakipi

    Nga InfoNews10.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SHBA mban në listën e zezë shqiptarët, mes tyre Aqif Rakipi

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mbajnë në fuqi sanksionet financiare ndaj tetë individëve dhe subjekteve nga Shqipëria, duke i lënë ata në listën e zezë të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), pranë Departamentit Amerikan të Thesarit.

    “MaShqip” ka mesuar se vendimi i fund qershorit është pjesë e vazhdimit të mekanizmit amerikan të sanksioneve ndaj Ballkanit Perëndimor dhe tregon se Uashingtoni nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj personave dhe strukturave shqiptare të përfshira në këtë regjim ndëshkues.

    Një nga emrat më të njohur që vijon të mbetet nën sanksione është Aqif Rakipi, i njohur edhe me identitetin Skënder Ejylbegaj. Rakipi u largua vite më parë nga Parlamenti i Shqipërisë si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, por ndikimi i tij në politikë nuk duket se ka përfunduar.

    Sot, djali i tij Orlando Rakipi është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa një tjetër person i afërt me familjen, Saimir Hasalla, i martuar me vajzën e vëllait të Aqif Rakipit, është zgjedhur deputet në Qarkun e Tiranës. Hasalla konsiderohet si një nga njerëzit më të mbështetur politikisht nga Rakipi.

    Aqif Rakipi është dënuar në Itali për vjedhje, ndërsa në Shqipëri vazhdon të konsiderohet një figurë me ndikim politik dhe ekonomik. Burime bëjnë me dije se SPAK po orienton verifikimet edhe mbi lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, mes tyre edhe emra të njohur të botës së trafikut të drogës, si Bujar Shega, me të cilin, sipas burimeve, Rakipi ruan një miqësi të hershme. Këto lidhje pritet të jenë objekt verifikimesh në kuadër të hetimeve mbi rrjetet kriminale dhe pasuritë e tyre.

    Një tjetër strukturë që mbetet nën sanksione është organizata Hysa, e lidhur me vëllezërit Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, aktiviteti i të cilëve, sipas autoriteteve amerikane, lidhet me Meksikën.

    Megjithëse në listën shqiptare figuron vetëm Fatos Hysa, pasi në emrin e tij rezulton biznesi hotelier në Shqipëri, OFAC ka vendosur nën sanksione edhe organizatën “Hysa”, e cila konsiderohet pjesë e strukturës së vëllezërve Hysa.

    Sipas informacioneve të autoriteteve amerikane, aktiviteti i tyre shtrihet në Meksikë, ku ata kanë interesa në sektorin e kazinove. Emri i tyre është përmendur në dokumentacionin amerikan për shkak të dyshimeve për lidhje me strukturat e kartelit të drogës Sinaloa.

    Përveç subjekteve shqiptare, lista e përditësuar e OFAC përfshin edhe tre fondacione të lidhura me financimin e organizatave terroriste me bazë islamike, si dhe një kompani ruse, të cilat vazhdojnë të mbeten nën regjimin amerikan të sanksioneve.

    Sipas të dhënave më të fundit të OFAC, SHBA vazhdon të mbajë në fuqi sanksionet ndaj 131 personave dhe kompanive nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre 8 subjekte dhe individë nga Shqipëria dhe 29 nga Kosova.

    Analiza e publikuar nga Radio Evropa e Lirë tregon se në listën amerikane vazhdojnë të jenë 71 kompani dhe organizata dhe 60 individë. Serbia kryeson me 49 persona dhe subjekte të sanksionuara, pasuar nga Kosova me 29, Bosnja dhe Hercegovina me 26, Maqedonia e Veriut me 12, Shqipëria me 8 dhe Mali i Zi me 7.

    OFAC administron sanksionet ekonomike dhe financiare të SHBA-së ndaj personave dhe kompanive të dyshuara për korrupsion, krim të organizuar, destabilizim të rajonit, terrorizëm ose ndikim malinj rus.

    Më 22 qershor 2026, administrata amerikane vendosi të zgjasë edhe për një vit mekanizmin ligjor që mundëson vendosjen dhe zbatimin e këtyre sanksioneve në Ballkanin Perëndimor.

    Sipas ekspertit të organizatës Global Initiative Against Transnational Organized Crime, Sasa Djordjevic, politika amerikane ka evoluar nga një instrument për stabilizimin e rajonit pas luftërave në ish-Jugosllavi në një mekanizëm të drejtpërdrejtë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe destabilizimit politik.

    Sanksionet amerikane mund të përfshijnë ngrirjen e pasurive, ndalimin e hyrjes në SHBA, bllokimin e transaksioneve financiare, kufizimin e tregtisë dhe përjashtimin nga sistemi bankar amerikan.

    Një nga elementët më të rëndësishëm është edhe “rregulli i 50 për qindëshit”, sipas të cilit çdo kompani që zotërohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me të paktën 50 për qind nga një person i sanksionuar konsiderohet automatikisht subjekt i bllokuar, edhe nëse emri i saj nuk figuron zyrtarisht në listën e OFAC.

    Autoritetet amerikane theksojnë se kompanitë nuk hiqen automatikisht nga lista edhe nëse kanë pushuar aktivitetin ose janë likuiduar. Për t’u hequr nga regjimi i sanksioneve duhet të paraqitet një kërkesë zyrtare pranë OFAC dhe të provohet se kanë ndryshuar rrethanat që çuan në vendosjen e masave ndëshkuese.

    mes tyre Aqif Rakipi SHBA mban në listën e zezë shqiptarët
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

    10.07.2026
    Uncategorized

    Koray Zeytinoglu, njeriu i punëve të pista të Hasmetit të Kurum, vjedhje dhe pastrim parash

    08.07.2026
    Uncategorized

    “Hi, I’m Adela…”/ Kush është ‘madrina’ e re e tregut të Call Centerave në Tiranë

    02.07.2026
    Uncategorized

    Nga “qindarkat” tek fshatrat turistikë, si “oligarku” i call center-ave Ermal Peti mori leje për ndërtim komplekse vilash

    29.06.2026
    Uncategorized

    Helmimi i 60 studentëve të policisë/ “Sori-Al”: Fajin e kanë studentët

    25.06.2026
    Uncategorized

    Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt…

    19.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ishte gati për tu esktraduar në Gjermani, arratiset Amir Muharremi në Dibër

    10.07.2026

    Kush është menaxheri “big” Dennis Van Eijgen me dy kompani, nxirrte kokainën e çunave në portin e Antuerpit

    10.07.2026

    SHBA mban në listën e zezë shqiptarët, mes tyre Aqif Rakipi

    10.07.2026

    LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

    10.07.2026

    E la ndezur…Alarm në Kamëz! Vidhe makina me targa amerikane

    10.07.2026
    Më të lexuarat

    Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

    Nga InfoNews06.07.20261

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur një skemë të dyshuar të qarkullimit të parave me…

    ONE ALBANIA rrit çmimet! Përgjigja për qytetarët: Ne kemi të drejtë, ju JO!

    07.07.2026

    Makinetat e Stafukëve, lirohet me kërkesë të Prokurorisë polici

    09.07.2026

    VKM në shërbim të çunave të kokainës! Projekt kullash te Garda

    07.07.2026

    Zbardhen bisedat në Sky ECC: Janë dy të PD dhe një i LSI! 30 mijë euro ryshfet për licencën e “TV ABEG”

    07.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.