Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026

    Masakra e Dukagjinit/ Zbardhet dëshmia e të mbijetuarit: U shtriva…

    25.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë
    Nga InfoNews25.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë
    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    Mund të jetë mungesë konkurence, marrëveshje e fshehtë mes kompanive ose “paracaktim”, nga ato që hasen rutinë në raportet mes zyrtarëve publikë dhe kompanive të ndryshme private.

    Ose, ndoshta mund të jetë edhe një “rutinë”, por që gjithësesi ngre pikëpyetje.

    Ndërmarrjet publike kryesore, ato që menaxhojnë fonde me shumë zero, gjejnë gjithnjë kompaninë e sigurimeve “Sigal” për të nënshkruar kontrata në shuma qindra e, në disa raste, edhe miliona euro.

    Në shumicën dërrmuese të rasteve, këto procedura janë me një konkurent të vetëm, i cili fiton çdo procedurë të një pas njëshme të zhvilluara nga shoqëritë me kapital 100 përqind shtetëror. Procedura, të cilat në portalin informativ të specializuar për tenderat, “openprocurment”, shënohen gjithnjë me elementin domethënës “flamur i kuq”.Nuk janë domosdoshmërisht tendera korruptivë. Megjithatë, janë të mjaftueshëm për të ngritur një pikëpyetje të madhe dyshimi.

    Paradoksi i Kartonit Jeshil! Si i mbushi xhepat SIGAL…por dëmshpërblimet ranë deri në mbi 60%

    “Monopol”?

    “Sigal”, në pronësi të sipërmarrësit Avni Ponari, është një ndër katër-pesë kompani që menaxhojnë pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Shqipëri. Me një shtrirje të gjerë në të gjithë vendin, natyrisht, “Sigal” ka klientët e saj të besuar, që operojnë në sektorin privat.

    Por, disa “klientë të besuar” duket se ekzistojnë edhe në sektorin publik.

    Kompania publike e transportit ajror, “Albcontrol”, prej vitit 2018, ka kryer të paktën katër tendera për “sigurimin e pasurisë së kompanisë” apo ‘sigurimin ndaj aksidenteve ajrore”. Vlera totale e këtyre procedurave përllogaritet në rreth 4.5 milionë euro.

    Nga një vëzhgim që kreu “Boldnews.al”, rezultoi se “Sigal”, e vetme ose në bashkëpunim me kompani të tjera të të njëjtës fushë, është shpallur fituese në të katër këto tendera.

    Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), një nga ndërmarrjet shtetërore me fonde më të shumta mes ndërmarrjeve publike, gjithashtu ka “rezervuar” një tender pa garë për kompaninë “Sigal”. Me një faturë të vetme rreth 2.5 milionë euro.

    Tenderi është zhvilluar në vitin 2023, me objekt “Sigurimi i aseteve të KESH sh.a”. Në garë merr pjesë një operator i vetëm, i krijuar nga një bashkëpunim kompanish, të drejtuara nga “Sigal”.

    Në një procedurë tjetër, të zhvilluar në vitin 2025, KESH-i ka dorëzuar pa garë reale tek një bashkim operatorësh të drejtuar nga “Sigal”, një fond prej më shumë se 500 mijë euro, për “siguracionin e punonjësve”.

    Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka të njëjtën situatë. Në vitin 2023, kjo ndërmarrje publike zhvillon tender për “sigurimin e jetës së punonjësve”, me fond limit mbi 100 mijë euro. Në garë merr pjesë vetëm kompania “Sigal” e Avni Ponarit, e cila shpallet edhe fituese.

    Kompania publike e naftës, “Albpetrol”, shpall kompaninë “Sigal” fituese të një tenderi për “sigurimin e jetës dhe shëndetit të punonjësve”. Fondi limit ishte 18 milionë lekë të reja ose rreth 200 mijë euro. Sërish në garë merr pjesë vetëm “Sigal”, duke u shpallur fituese në mungesë të konkurencës.

    Në fund të vitit 2025, Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura zhvillon një tender për “sigurimin e mjeteve motorrike”. Fondi limit ishte parashikuar në shumën rreth 120 mijë euro. Në garë marrin pjesë dy konkurentë, njëri prej të cilëve “Sigal”. Autoriteti kontraktor skualifikoi kompaninë tjetër, duke dorëzuar kontratën tek shoqëria në pronësi të Avni Ponarit, shkruan BoldNews.

    Këto janë vetëm një pjesë e tenderave me “flamuj të kuq”, të fituara nga kompania e sigurimeve, “Sigal”. Procedura të ngjashme janë të shpërndara në institucione e struktura të tjera shtetërore, në nivelin qendror e lokal./InfoNews.al

    Reklamë
    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike miliona euro pa garë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026
    Aktualitet

    Masakra e Dukagjinit/ Zbardhet dëshmia e të mbijetuarit: U shtriva…

    25.08.2026
    Aktualitet

    Hashash dhe kokainë në paraburgimin 313

    25.08.2026
    Aktualitet

    Çmenduri në Lushnje! Djali vret nënën me sqepar, babai në gjendje kritike

    24.08.2026
    Aktualitet

    Vodafone “njeh” Borshin si Greqi, skandali me valët, qytetarët: Gjithë ditën pa askes…

    24.08.2026
    Aktualitet

    “Historia kërkon kurajë”, Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje

    24.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026

    Masakra e Dukagjinit/ Zbardhet dëshmia e të mbijetuarit: U shtriva…

    25.08.2026

    Hashash dhe kokainë në paraburgimin 313

    25.08.2026

    Çmenduri në Lushnje! Djali vret nënën me sqepar, babai në gjendje kritike

    24.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.