Koray Zeytinoglu, njeriu i punëve të pista të Hasmetit të Kurum, vjedhje dhe pastrim parash
Çfarë bën sot turku i skemave mashtruese me TVSH-në? Një perandori kriminale e pandëshkuar
Perandoria kriminale 20-vjeçare e Hasmet Kurum në Shqipëri nuk do të mundësohej pa disa personazhe kyçe, për çdo sektor të caktuar; Sektori i skemave mashtruese, manipulimit të bilanceve, pastrimit të parave, blerjes së mediave, politikanëve dhe drejtësisë, zhytjes së bankave, trafikut të mbetjeve etj.

Njeriu kyç i Hasmet Kurum në Shqipëri për skemat e mashtrimit me TVSH, faturimet fiktive dhe pastrimin e parave është Koray Zeytinoglu, një personazh i kamufluar dhe që vijon aktivitetin kriminal në Tiranë, duke i shpëtuar veprimit të institucioneve ligjzbatuese.

Në dhjetor të vitit 2008, Hasmet Kurum ia besoi drejtimin e kompanisë Kurum, Koray Zeytinoglu. Pak para falimetimit të provokuar në 2016, Zeytinoglu u largua formalisht, duke u zëvëndësuar Yusuf Sezai Kurum dhe më pas me Lindita Kikinon, e përfshirë gjithashtu në dallavere financiare.
Kriminaliteti financiar i Kurum është sistematik, i paskrupullt dhe i pa ndëshkuar. Vetëm përmes një episodi të hetuar nga Prokuroria, Koray Zeytinoglu kishte zhvatur nga buxheti i shtetit 1.6 milionë euro, me anë të një skeme mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Sipas dosjes së prokurorisë në vitin 2017, Koray Zeytinoglu dhe ish-drejtori i Skrapit, Yucel Aksu, nëpërmjet faturave fiktive, kanë deklaruar se kanë kryer aktivitet shit-blerje në vitin 2011 me kompanitë Kurbini shpk, Erad&XHT, R&B2011 dhe Kavaja Co. • Arif Shkalla është financieri i institucionit dhe merret me çështjet financiare të Korait.
Yücel Aksu është drejtori përgjegjës për blerjen e skrapit dhe shitjen e hekurit.

Nëpërmjet këtij aktiviteti kriminal, duke deklaruar në organin tatimor fatura tatimore të blerjes së lëndës skrap të falsifikuara, pra fiktive, Kurum ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme TVSH-në përkatëse për këto blerje. Njëkohësisht, ashtu si Bankers, edhe Kurum ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, duke ulur fitimin dhe për rrjedhojë edhe tatim fitimin që ka paguar pranë organit tatimor.
Koray Zeytinoglu u arrestua, ndërsa Yucel Aksu u arratis. Siç ka ndodhur gjithnjë, Zeytinoglu u lirua pas disa ditësh nga burgu dhe akuzat nisën të avullonin rrugës, sidomos pastrimi i parave. Nëse SPAK ka vullnet të hetojë krimet e mëdha financiare në Shqipëri, të administrojë edhe dosjen e Koray Zeytinoglu se si i shpëtoi drejtësisë dhe vijon edhe sot pastrimin e parave. Kush është prokurori dhe gjyqtari që shpëtuan Koray Zeytinoglu, pse u ‘avulluan’ akuzat dhe pse nuk u sekustrua pasuria e tij?
Pastrim parash me Shpëtim Shijakun
Imvestitori strategjik Shpëtim Shijaku, njeriu i skemave të mashtrimit, tjetërsimit të pronave te Plazhi i Gjeneralit dhe që shiti për skrap rafinerinë e naftës në Ballsh, është ortaku kryesor i turkut Koray Zeytinoglu. Shijaku dhe turku kanë bashkëpunuar për të shkrirë te Kurum rafinerinë e naftës në Ballsh si dhe me faturimet fiktive për blerje skrapi.

Disa muaj pas largimit formal nga Kurum, Koray Zeytinoglu themelon kompaninë e energjitikës Erdy Energy shpk, me vendndodhje në zonën më të shtrenjtë të Tiranës. Qindra mijëra euro produkt i skemave mashtruese dhe i zhvatjes së rafinerisë së Ballshit që përfundoi për skrap te Kurum, dyshohet se janë pastruar me kompaninë Erdy Energy shpk.
Në korrik të 2017 Koray Zeytinoglu u arrestua me kërkesë të prokurorisë, ndërsa në tetor të 2017, qeveria e Edi Ramës miraton lejen për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalis të Linrazhdit nga Koray Zeytinoglu dhe Shpëtim Shijaku. Ky i fundit ua shiti më pas aksionet e tij shtetasve Defrim dhe Ramazan Hima.

Më pas vihet në lëvizje kreu i ERE, Petrit Ahmeti, i implikuar në dosjet e Bankers dhe CEZ-DIA. Kompania e njeriut të skemave mashtruese të Kurum licencohet për prodhimin e energjisë.

Kompania e ndërtimit ALBASTEEL PCP, një shoqëri derivat i Kurum, është një tjetër linjë e pastrimit të dyshuar të parave nga Koray Zeytinoglu, njeriu i punëve të pista të Hasmet Kurum. Qindra mijëra euro, produkt i zhvatjes së buxhetit të shqiptarëve, turku Koray Zeytinoglu i ka investuar në pasuri të paluajtshme.
Mashtruesi Hasmet Kurum njeri i respektuar në Shqipëri
ADVERTISEMENT
Hasmet Kurum, pronari i Kurumit, të cilin shoqatat e gazetarëve në Shqipëri e vlerësuan dhe e nderuan me një medalje në vitin 2015, në një ceremoni pranë Portit të Durrësit ku Kurumi zhvillonte një nga aferat korruptive me terminalin e kontenierëve, është i njëjti person, Haşmet Kürüm, të cilin turqit e kanë akuzuar për një nga zhvatjet dhe mashtrimet më të mëdha financiare në Turqi.

Në vitin 2020, Kryeprokurori Publik i Stambollit e akuzoi Hasmet Kurumin për një operacion financiar të padëgjuar, duke zhvatur 100 milionë euro nga 14 banka në Turqi dhe 19 banka jashtë vendit. Hasmeti ia transferoi pronat dhe pasuritë gruas Hatixhesë (Hatice Melek Kürüm) e cila është edhe aksionere e vetme e “KURUM INTERNATIONAL” në Shqipëri, kushërinjve dhe disa punonjësve të tij të besuar, njëri prej tyre Erdal Demir, administrator KURUM.

Në akuzën e prokurorisë së Stambollit përmendet edhe Shqipëria, ku Hasmet Kurum dyshohet se në operacionin e grabitjes së bankave, përdori kushëririn Serafettin Kirpikli, të cilit i kishte dhënë prokurë të transferonte asetet e Kurumit. Kirpikli krijoi kompani në SHBA, që më pas t’ia shiste aksionet kompanive të Hasmetit në Shqipëri, ku ishin Hatixheja gruaja e tij që ndërkohë ishte bërë shtetase shqiptare, kushëriri Erdal Demir bashkë me familjarët, Melis, Yusuf dhe Selin Kurum.
Kurum akuzohet për mijëra transaksione fiktive në Turqi, Angli, SHBA dhe vende të tjera. Vetëm në Shqipëri nuk është merakosur askush për mashtruesin Hasmet Kurum dhe njerëzit e tij. Madje nuk është çudi që Hasmeti të vlersohet me ndonjë tjetër çmim nga gazetarët shqiptarë për trafikimin i 816 ton mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës!

Të dhënat e fundit mediatike japin shifrën 250 milionë euro kredi të marra nëpër bankat shqiptare nga KURUM. Në vitin 2016 për shkak të borxheve të mëdha, keqmenaxhimit dhe vjedhjeve KURUM përfundoi në gjykatë duke kërkuar shpalljen e falimentimit. Me makinacione në gjykatë, KURUM arriti të shpëtonte miliona euro vjedhje, pasi u lejua të sajonte një plan riorganizimi që të paguante borxhet por të vazhdonte punën pa falimentuar, në koordinim me Lindita Kikinon.

“Falimentimi i kontrolluar” u ndihmua nga qeveria shqiptare që shpiku një ligj për proceset e falimentimit në Shqipëri. Ky ligj u bë fiks për KURUM, për të organizuar shpëtimin e tij. Kështu mashtruesi Hasmet Kurum vazhdoi të bënte biznes në Shqipëri pa i hyrë gjëmb në këmbë, duke shitur e bërë para me ‘helmet’ në Portin e Durrësit, aferë kriminale që po tentohet të mbyllet duke blerë Prokurorinë e Durrësit.
Tashmë është bërë e modës të dëgjojmë se mashtruesit jashtë Shqipërie janë të akuzuar, brenda saj janë të nderuar. Kujtojmë këtu IUTE GROUP e mashtruesve Tarmo Sild dhe Allar Niinepuu nga Letonia që u përzunë me ceremoni nga Kosova, por që IUTE ALBANIA po lulëzon në Shqipëri.
KURUM po “helmon” me mbetje toksike prej vitesh dhe askush nuk e ndaloi. Më e keqja është se hobi i pronarit të KURUM është t’ua “fusi” bankave. Në Shqipëri thuhet se ai ka zhytur dorën dhe bankat në një shumë 250 milion euro.
A do t’i paguajë këto kredi Hasmet Kurum, apo ndonjë ditë SPAK do të shkojë për hetim dhe do të gjejë Metalurgjikun e boshatisur dhe Bistricën e tharë nga uji?!
Disa elemente të veprimtarisë kriminale të Kurum në Shqipëri
1. Zhvatja dhe shitja për skrap e rafinerisë së Cërrikut, duke mashtruar me kontratën publike se do të investonte rreth 70 milionë euro.
2. Trafikimi i 816 ton mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës, me qëllim fitimi.
3. Kurum ka marrë në mënyrë kontrabandë mijëra ton solar, duke e përdorur në fabrikën e hekurit.
4. Kompania Kurum ka përpunuar naftë në Elbasan në mënyrë të paligjshme.
ADVERTISEMENT
5. Kurum ka sjellë nga Serbia në Shqipëri kontrabandë armatimet skrap të mbetura nga lufta kundër Kosovës, të cilat i ka shkrirë në Elbasan.
6. Kurum në Shqipëri, në funksion të kompanisë mëmë në Turqi, është bërë pjesë e mashtrimit të 33 bankave në Turqi, Shqipëri dhe Angli.
7. Kurum ka përfituar me dhjetëra milionë euro përmes evazionit fiskal, mashtrimit me TVSH dhe shmangia e detyrimeve tatimore.
8. Kurum ka kryer krime ndaj shëndetit të popullatës, duke hequr filtrat e ajërit dhe mashtrimit me investimet për filtrimin e tymit që del nga përpunimi i skrapit.
9. Kurum është kapur duke derdhur mbetjet drejtpërsëdrejti në lumin Shkumbin.
10. Kurum ka falimentuar dhe shitur për skrap fabrikën e Oksigjenit në Elbasan.
11. Kurum ka hyrë në raporte korruptive me Sali Berishën i cili i ‘fali’ kompanisë turke 4 hidrocentrale; HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.
12. Kurum ka abuzuar me koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit, duke përfituar miliona euro.
13. Kurum ka hartuar dhe dorëzuar bilance të rreme, me qëllim shmangien e taksave dhe devijimin e hetimeve.
14. Kurum ka provokuar falimentim të qëllimshëm si dhe ka shantazhuar autoritetet shtetërore.
ADVERTISEMENT
15. Kurum ka shkelur sistematikisht rregullat në punë me pasojë vdekjen dhe gjymtimin e punëtorëve.
16. Kurum ka blerë media dhe politikanë për të heshtur për veprimtarinë kriminale.
17.Si do ta nxjerrë Kurumi skrapin që ka në gjendje nga Shqipëria, kur nuk disponon leje mjedisore për grumbullimin e skrapit? Kjo ngre pikëpyetje mbi bazën ligjore dhe procedurat që do të ndiqen për administrimin dhe largimin e këtij materiali.
/Prapaskena.al
