Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    Çfarë ndodhi me Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër? RTSH merr të drejtën për përfaqësimin në Junior Eurovision?!

    By InfoNews26.05.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Çfarë ndodhi me Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër? RTSH “i vjedh” të drejtën për përfaqësimin në Junior Eurovision?!

    4 ditë para mbajtjes së netëve finale të edicionit të 64-ërt të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë Shkodër, një postim i bërë nga RTSH në rrjete sociale lidhur me nisjen e përgatitjeve për Junior Fest ka shkaktuar një tronditje të madhe.

    Postimi ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë mes prindërve të këngëtarëve të vegjel, pjesëmarrës në Festivalin e Këngës për Fëmijë, porr edhe mes konkurentëve.

    Por çfarë ka ndodhur?

    Një vit më parë, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Bashkisë Shkodër dhe RTSH – Radio Televizioni Shqiptar.fituesi/ja e festivalit të Shkodrës në kategorinë 9-14 vjeç do të përfaqësonte Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest, i njohur ndryshe si Eurovisioni për fëmijë. Vendi ynë u përfaqësua me këngëtaren Kroni Pula, që zuri vendin e 6-të në këtë kompeticion evorpian.

    Këngëtarët e vegjël, pjesëmarrës të këtij viti, synonin jo vetëm triumfin në skenën e Shkodrës, por edhe pjesëmarrjen në Junior Eurovision, që këtë vit zhvilllohet në Maltë, më 24 tetor.

    E ndërsa përgatitjet e konkurentëve dhe prindërve të tyre janë këto ditë në fazën finale, pak para nisjes së udhëtimit të tyre drejt Shkodrës, njoftimi i bërë nga Radio Televizioni Shqiptar se “hap zyrtarisht rrugëtimin e edicionit të radhës së JuniorFest” ka revoltuar familjarët e këngëtarëve të vegjël.

    “Ftojmë të gjithë artistët e rinj, këngëtarë, interpretues dhe krijues të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të veçantë, që jo vetëm promovon talentin dhe kreativitetin, por edhe hap dyert drejt eksperiencës më të madhe europiane për fëmijë dhe adoleshentë, asaj të Junior Eurovision Song Contest”,– shkruhet në njoftimin e RTSH-së, duke shkërmoqur kështu pritshmëritë e deritanishme të pjesëmarrësve në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë Shkodër për një përfaqësim të mundshëm në Eurovizionin për Fëmijë.

    Skandali i RTSH-së thellohet edhe më tej, kur një faqe informative me lajmet më të fundit nga Junior Eurovizion njofton në një postim të saj në rrjete sociale se Shqipëria do ta përzgjedhë përfaqësuesin/en e saj në Eurovizionin për Fëmijë më datë 1 qershor, datë kur shpallet fituesi/ja e edicionit të 64-ërt të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë Shkodër.

    Në një kohë kur të huajt duket se janë mjaft të qartë se nga cili festival do të përzgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë në edicionin e këtij viti, duket se RTSH i bën lëmsh të gjithë duke shkërmoqur 4 ditë para finales ëndrrat e 20 konkurentëve junior.

    Në kontaktet që “DurrësLajm” pati me prindër të fëmijëve pjesëmarrës na u komunikua se ata e cilësojnë skandaloz një njoftim të tillë, sepse sipas tyre të gjithë konkurentët ishin impenjuar maksimalisht për këngët me të cilat do të prezantoheshin para jurisë së festivalit sepse qëllimi i tyre ishte që sillnin një këngë sa më të bukurm të denjë edhe për Junior Eurovision.

    Megjithëse koha deri në ditën e finales është shumë e shkurtër, prindërit janë të vendosur të kontaktojnë të gjitha strukturat shtetërore përgjegjëse për të mos u mohuar me një të rënë të lapsit nga ana e RTSH-së të drejtën fëmijës së tyre, pse jo për të ëndëruar që këtë vit ai ose ajo që do ngjiten në skenën e Evropianit të Fëmijëve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Uncategorized

    Betoni shkatërron Golemin dhe Qerretin! Ku është SPAK?

    28.05.2026
    Uncategorized

    Gjirofarm qumështi serb me etiketë shqiptare!

    23.05.2026
    Uncategorized

    Sekuestrimi i Euro Beton 2005, zbardhet skema e mashtrimit

    06.05.2026
    Uncategorized

    Sateliti Albania 1, zhduket nga Orbita

    30.04.2026
    Uncategorized

    Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, dy persona plagosen rëndë

    21.04.2026
    Uncategorized

    SPAK deepens investigation into DURANA, as SIGAL’s Avni Ponari promotes the project to Japanese investors despite lack of development

    14.04.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Më të lexuarat

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund të duken të larta, por…

    By InfoNews23.05.20260

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund…

    Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

    25.05.2026

    Shpërthim me Tritol në Kinostudio

    25.05.2026

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-ut në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania

    28.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.