I vihet tritol Mariglen Lalës në Bathore!
Shpërthim në portën e një banese në Bathore, vetëm dëme materiale
Kamëz – Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, ku lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në portën e banesës së shtetasit Mariglen Lala, rreth 36 vjeç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.

