Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    Nga InfoNews27.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

     

    Monika Kryemadhi dhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani kanë bërë deklarata të sinkronizuara dje pasdite pasi dolën nga GJKKO duke synuar të fusin në valle edhe Kryeministrin Rama në dosjen Meta-Kryemadhi.

    Një ndër provat që sipas SPAK konfirmon se çifti Meta-Kryemadhi kanë marrë ryshfet, mbi të cilën kanë mbështetur edhe akuzën e “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë”, është edhe ligji i minierave.

    SPAK e mbështet këtë akuzë mbi komunikimet elektronike të gjetura në celularin e Monika Kryemadhit si edhe dëshmi të ish-drejtorit të kompanisë Albchrome, Saimir Boka.

    Sipas SPAK, ndryshimet në ligjin për minierat janë bërë me porosi të biznesmenit Samir Mane, i cili në këmbim të këtij favori si edhe lehtësirave që çifti Meta-Kryemadhi i kanë dhënë përmes Piro Xhixhos, atëherë kreu i AKEP, për kompaninë PLUS, u dhuroi atyre një vilë në Rolling Hills.

    Pikërisht këtu futen deklaratat e djeshme të Kryemadhit dhe Cakranit, të cilët theksojnë se ligji është firmosur nga Edi Rama, prandaj sipas tyre SPAK duhet të thërrasë edhe Ramën për ta pyetur.

    Kujtim Cakrani: “Kemi kërkuar për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi, kemi kërkuar që çështja të kthehet dhe të pyeten deputetët dhe zoti Rama që tha me ligjin e minierave nuk do ketë më probleme minatorët. Provat dhe aktet që akuzohet Meta duhet të vazhdojë hetimi. Në datën 5 orën 10 do jetë seanca e radhës. Brenda datës 20 do ketë një vendimmarrje”.

    Monika Kryemadhi: “Edhe për ligjin e minierave nuk është Meta propozuesi, por është zoti Rama që e propozoi. E kërkuam nga Gjykata që të faktohet. Të na tregojnë se çfarë intimidimi ka pasur ndaj deputetëve apo personazheve”. 

    Një ndër aktorët kryesorë të kësaj skeme korruptive sipas SPAK është edhe biznesmeni Samir Mane, i cili deri më tani nuk ka akuzë pasi vepra penale e “korrupsionit aktiv” rezulton e shuar sepse fakti ka ndodhur disa vite më parë.

    Raporti korruptiv Meta-Kryemadhi-Samir Mane

    Detajet që dolën pas arrestimit të Metës treguan se çifti Meta-Kryemadhi kishin bërë ligje në shërbim të oligarkëve dhe kishin marrë favore materiale, përfshirë edhe një apartament luksoz që u konvertua në vilë, por që më pas Meta e refuzoi pasi “transaksioni” mes tij dhe Samir Manes u zbulua nga ish-ambasadori grek Oktapodas.

    “Si rezultat i marrëdhënies së krijuar, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë pranuar propozimin e biznesmenit Samir Mane për të përfituar një vilë të ndërtuar në Kompleksin Rezidencial Rolling Hills”, shkruhet në dosjen e SPAK.

    Kjo ndodhi pasi Kryemadhi çoi në Parlament ligjin për minierat, i cili në atë kohë sipas SPAK i shërbente biznesmenit Samir Mane, pronar i kompanisë AlbChrome.

    SPAK ka sekuestruar nga celularët e Kryemadhit komunikime mes saj, Samir Manes dhe bashkëshortes së tij që flasin për një apartament në një kullë pranë stadiumit “Air Albania” dhe për një vilë në Rolling Hills. Ka gjithashtu SMS të shumta për udhëtime, apartamente dhe përfitime të tjera.

    Biznesmeni Samir Mane përfshihet në dosje, por ka shpëtuar nga ndjekja penale pasi vepra ishte parashkruar.

    Në deklarimet e tij në SPAK, ai mohon marrëdhënien me Metën dhe Kryemadhin duke thënë se “nuk u ka kërkuar asnjë lloj ndihme” dhe se komunikimet për ligjin e minierave i ka bërë në cilësinë e anëtarit të shoqatës së minierave, duke shtuar se ndryshimet “nuk kishin asnjë efekt financiar”.

    Në dosje gjenden edhe dëshmitë e Saimir Bokës, ish-drejtor i Albchrome, i cili shpjegon se kompania kërkonte ndryshime në ligj për servitutin e galerive dhe puseve në funksion të operimeve të saj. SPAK ka zbardhur gjithashtu një komunikim të gjerë personal mes Kryemadhit dhe Manes, përfshirë dalje për kafe, udhëtime dhe përfitime të ndryshme.

    Një seri mesazhesh dhe dokumentesh financiare tregojnë pagesat e kryera nga bashkëshortja e tij Eva Mane për udhëtimet e Monika Kryemadhit dhe fëmijëve të Metës drejt Disneyland Paris dhe një koncerti të Beyoncé, me fatura që arrinin në mijëra euro.

    Sipas dosjes, biletat dhe akomodimi janë rezervuar në business class dhe në hotele të kategorisë së lartë.

    SPAK ka zbuluar gjithashtu se Mane ka dhënë deklarime të pavërteta lidhur me bisedimet për vilën, pasi mesazhet në celularin e Kryemadhit nga periudha 2013-2014 tregojnë komunikime të vazhdueshme për vilën dhe apartamentin.

    Në dosje citohet: “Jam këtu me Zamon”, shkruan Kryemadhi në një mesazh për Metën duke përshkruar detaje të “dhuratës”. Në një tjetër rast Mane i shkruan Kryemadhit: “Ku ta duash dhe si ta duash”, për vilën ose apartamentin ende të papërcaktuar.

    SPAK arriti në përfundimin se çifti Meta-Kryemadhi ka përfituar këtë vilë “në këmbim të ndikimit të paligjshëm” pranë institucioneve publike dhe deputetëve të LSI-së duke miratuar ligjin nr. 134/2014 sipas kërkesave të Manes. Janë evidentuar gjithashtu ndërhyrje të paligjshme te Zyra e Përmbarimit dhe te kreu i AKEP, Piro Xhixho, në favor të kompanisë Plus Communications.

    SPAK dokumenton marrëdhënien e ngushtë të Kryemadhit me Xhixhon, i cili raportonte vazhdimisht takimet me Manen. Në një komunikim të 31 janarit 2014, Xhixho i shkruan Kryemadhit: “Mona përshëndetje. Erdhi Zamiri. Ashtu siç më the ti, kërkon bashkëpunim. Ka marrë mandat për të mbyllur problemet. Më tha ti nuk na i ke fajin, vetëm bë çfarë mundesh”. Në një tjetër mesazh të 11 shkurtit 2014 ai i shkruan: “Sot më erdhi Zamiri dhe më thoshte për takimin me të madhin”.

    Sipas dosjes, Samir Mane kërkonte lehtësira nga AKEP për të përmirësuar gjendjen e PLUS, ndërsa bashkëshortja e tij paguante udhëtimet luksoze të Kryemadhit dhe fëmijëve. SPAK thekson se ndikimi i Metës dhe Kryemadhit në favor të Manes dhe ortakëve të tij shkonte deri në detyrimin e operatorëve rivalë të PLUS që të uleshin në një tryezë të përbashkët për të diskutuar mënyrat për të shpëtuar kompaninë. Në dosje është dokumentuar edhe ndërhyrja e Kryemadhit: “Ajo më tha ta pres Samir Manen”.

    Monika Kryemadhi nuk tha asgjë në lidhje me këto komunikime gjatë hyrjes në SPAK, por e “bigbrotherizoi” çështjen me shpresën se siç ndodh shpesh gjithçka harrohet shpejt. Ajo nuk dha asnjë detaj as për rolin e Adrian Shatkut dhe kompanisë UNIFI si dhe mënyrën se si u fut kjo kompani në tregun e tranzitimit të thirrjeve duke përdorur infrastrukturën e kompanisë Info Telecom me pronar biznesmenin Marin Gjonaj dhe presionin ndaj këtij të fundit për ta detyruar në bashkëpunim në shërbim final financiar çiftin Meta-Kryemadhi sipas SPAK.

    Marin Gjonaj ka dëshmuar në SPAK për këtë proces teknik dhe transferimin e miliona eurove drejt kompanisë së lidhur me Shatkun. Po ashtu Kryemadhi nuk dha shpjegime as për dosjen CEZ-DIA dhe rolin e Kastriot Ismailajt. Në kushtet kur gjithçka është “bigbrotherizuar”, synimi mbetet që të harrohet gjithçka që ka ndodhur.

     

    Ligji i minierave Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama Monika Kryemadhi Monika Kryemadhi Samir Mane Samir Mane Samir Mane Ilir Meta
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026
    Aktualitet

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026
    Aktualitet

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Aktualitet

    E PLOTË/ Kush donte ta vriste dhe kë donte të vriste Dur Bami i Niklës

    26.02.2026
    Aktualitet

    I bëmë puçin Ilir Metës, Kryemadhi: Unë me Ramën donim Erion Veliajn

    26.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.