Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Aktori që përplasi policinë tapë me kokainë e alkool!

    Aktori që përplasi policinë tapë me kokainë e alkool!

    Aktualitet Nga InfoNews20.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË-Aktori, Mishel Prela, protagonisti kryesor i filmit “Saimir” në vitin 2005 dhe 2006 është arrestuar nga Policia e Tiranës, teksa ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, duke bërë manovra të rrezikshme. Prela nuk ka ndaluar pas sinjalit të bërë nga policia, dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve.

    40-vjeçari nuk është një emër i panjohur, gjithçka nis nga fama në Itali krah njërit prej aktorëve më të medhenj italianë, Xhevdet Ferri, më pas 10 vite burg, një atentat me pagesë për kokën e tij, dhe sot sërish në pranga.
    Atentati në vitin 2017

    Reklamë

    Autor i krimit ishte Shkëlzen Buci dhe porositësi i tij ishte Ervin Zallumi, i cili premtoi edhe 80 mijë euro për vrasjen. Për ngjarjen, Zallumi dhe Buci u dënuan me nga 12 vite burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë, “prodhim e mbajtje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ngjarja ndodhi më 20 korrik 2017, ku asokohe Zamulli mohoi të kishte probleme me Mishel Prelën, ndërsa pranoi para hetuesve se 7 vite më parë, ai ishte plagosur nga Prela.

    Perla kishte ndërhyrë në një konflikt për të mbrojtur shokun e tij duke qëlluar me armë zjarri, ku i plagsur mbeti Ervin Zallumi. Për rastin aktori u dënua me 10 vite burg, por kreu 5.

    Njoftimi i policisë:

    Kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe pa leje drejtimi, 40-vjeçari kapet te sheshi “Wilson”, si rezultat i ndjekjes policore.

    Pasi iu bë shenjë ndalimi, ai shtoi shpejtësinë e automjetit, kreu manovra të rrezikshme për jetën e punonjësve të Policisë, përplasi automjetin e tyre dhe gjatë shoqërimit, i kundërshtoi me dhunë. Sekuestrohen automjeti tip “Volkswagen” dhe sasi lënde narkotike Kokainë që u gjet gjatë kontrollit në të.

    Gjatë patrullimeve të shtuara gjatë fundjavës, me objektiva garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konstatuar një shtetas që kryente manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, dhe për këtë arsye i kanë bërë shenjë ndalimi.

    Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të përsëritur të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, përplasi automjetin e Policisë duke rrezikuar, jetën e punonjësve të Policisë.

    Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje, dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar “Efekti”, kanë mundësuar kapjen pas disa minutash, te sheshi “Wilson”, dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kundërshtuar me dhunë, efektivët, dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.

    Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe të alkoolit dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.