Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës

    534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës

    534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës
    Aktualitet Nga InfoNews30.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës
    534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës

    Kërkesa është paraqitur përmes një peticioni të titulluar “Thirrje për Ruajtjen Gjithëpërfshirëse dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Deltës së Vjosës”, drejtuar kryeministrit Edi Rama, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Sekretariatit të Konventës së Bernës dhe programit “Njeriu dhe Biosfera” (MAB) të UNESCO-s.

    Reklamë

    Peticioni është udhëhequr nga profesorët Friedrich Schiemer i Universitetit të Vjenës dhe Aleko Miho i Universitetit të Tiranës. Sipas nënshkruesve, projektet e infrastrukturës dhe turizmit në shkallë të gjerë bien ndesh me statusin e mbrojtur të zonës dhe rrezikojnë habitatet, biodiversitetin dhe funksionet ekologjike të deltës.

    Shkencëtarët kujtojnë se, megjithëse Shqipëria shpalli në vitin 2023 luginë e Vjosës si park kombëtar, delta dhe Laguna e Nartës mbetën jashtë kufijve të tij, pavarësisht se përbëjnë një nga zonat me biodiversitetin më të lartë në Mesdhe. Sipas peticionit, zona strehon mbi 2,300 specie të regjistruara, përfshirë më shumë se 200 lloje shpendësh.

    Drejtori ekzekutiv i EcoAlbania, Olsi Nika, tha se mbështetja e komunitetit ndërkombëtar shkencor konfirmon vlerat e jashtëzakonshme të Deltës së Vjosës dhe thirrja e tyre duhet të jetë një sirenë alarmi për institucionet.

    “Vendimet për të ardhmen e trashëgimisë sonë natyrore nuk mund të udhëhiqen nga interesa afatshkurtra apo axhenda politike të momentit, por duhet të mbështeten në prova shkencore, në ligj dhe në interesin publik afatgjatë,” tha Nika.

    “Çdo vendim që shpërfill shkencën rrezikon të shkaktojë humbje të pakthyeshme për një pasuri natyrore që i përket jo vetëm Shqipërisë, por edhe Evropës dhe brezave që do të vijnë”, shtoi ai,

    Shqipëria është përfshirë prej më shumë se 60 ditësh nga protesta kundër qeverisë, si kundërshtim ndaj një projekti turistik luksoz të planifikuar në Zvërnec i lidhur me dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

    Protestuesit kërkojnë shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, si edhe dorëheqjen e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për korrupsion institucional dhe mungesë transparence.

    Përmes peticionit, shkencëtarët i kërkojnë qeverisë shqiptare të anulojë projektet turistike të planifikuara në deltën e Vjosës dhe ta zgjerojë parkun kombëtar deri në grykëderdhjen e saj, si dhe të hartojë një model zhvillimi të bazuar në ekoturizëm, në mënyrë që të mbrojë ekosistemin dhe të mbështesë komunitetet lokale.

    Nënshkruesit shprehen gjithashtu të gatshëm të kontribuojnë në hartimin e një strategjie të qëndrueshme për zhvillimin e zonës, duke theksuar se mbrojtja e deltës së Vjosës nuk përjashton zhvillimin ekonomik, por kërkon që ai të respektojë vlerat natyrore dhe detyrimet ligjore të Shqipërisë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.