Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SPAK dërgon për gjykim Erion Isain e Kolonjës dhe 12 të pandehur

    19.06.2026

    Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja

    19.06.2026

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    19.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

    Nga InfoNews19.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

    “Vlerat tona janë cilësia, etika dhe integriteti”. Ky slogan qëndron në krye të faqes së internetit të kompanisë “Aliu Road House-AHR”, një kompani ndërtimi që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ka pastruar miliona euro të një grupi të fuqishëm kriminal shqiptar, i angazhuar për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

    Në krye të kompanisë “AHR” qëndron zyrtarisht Isa Aliu, i cili prej fillimit të kësaj jave është shpallur në kërkim, si pjesë e grupit kriminal. Megjithatë, prokurorët dyshojnë se pas kompanisë që ka ngritur një numër të konsiderueshëm godinash në Tiranë e resorte në bregdet qëndron vëllai i tij, Salvador Aliu, një rezident prej vitesh në Dubai.

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi këtë të martë (16 qershor 2026) se janë lëshuar urdhër-arreste për të paktën 10 persona, të dyshuar si anëtar të klanit kriminal.

    Mes tyre spikasin emrat e Eldi Dizdari (Denis Matoshi) dhe Dritan Gjika, të përfolur edhe më herët si pjesë e “Kompania Bello”, një organizatë multi-nacionale, përgjegjëse për trafikimin e tonelatave kokainë nga Ekuadori në drejtim të Belgjikës, Hollandës, Italisë e Britanisë së Madhe.

    Hetimet e deritanishme kanë treguar se grupi kriminal ka dërguar në gjendje cash në Shqipëri shuma të papërcaktuara ende, por që janë në rendin e miliona e miliona euro. Më pas, këto vlera të konsiderueshme monetare janë futur në qarkullim të lirë, duke tentuar të ligjërohen, nëpërmjet projekteve ndërtimore, të realizuara nga “AHR” dhe kompani të tjera të lidhura me grupin.

    Vilat në Gjirin e Lalzit

    Ndërtuesi Isa Aliu është një 54-vjeçar nga Elbasani, i cili ka ruajtur një profil tejet diskret publik. Në burime të hapura nuk gjendet asnjë foto e tij, megjithëse kompania e tij gjendet pas projekteve luksoze dhe shumë të shtrenjta.

    Prokuroria e Posaçme thotë se kompanitë e lidhura me këtë grup kriminal kanë ndjekur një “modus operandi”, një mënyrë veprimtarie të kujdesshme, për të shmangur dyshimet e institucioneve hetimore.

    “Për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim Isa Aliu, orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit”.

    Kjo veprimtari e kamufluar gjendet në disa projekte tejet fitimprurëse. SPAK-u njoftoi se janë vendosur nën sekuestro “121 pasuri të paluajtëshme, si vila , Apartamente, Duplexe, parkime, etj. tek “Kompleksi multi-funksional turistik, rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside)”, me vendndoddhje në Hamallaj, Gjiri i Lalzit Durrës”.

    Marrëveshja 40 mln euro me Redi Pezën, si hyri “grupi i

    Leja e Zhvillimit për kompleksin “Lalzi Marina Seaside”, Hamallaj, Durrës

    Në nëntor të vitit 2018, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik “Lalzi Marine Seaside”, me investitor kompaninë “Svilupo Mare” shpk, në pronësi të Redi Peza dhe Bujar Huqi.

    Dy vjet më pas, në dhjetor 2020, KKT, po nën drejtimin e Ramës, miratoi lejen e ndërtimit për kompleksin me vila në zonën e Hamallajt, në bregdetin e Durrësit, pranë Gjirit të Lalzit.

    Nga ky moment, investitori fitoi të drejtën e ndërtimit të 132 godinave, nga të cilat ndërtesa nga 1 deri në 6 kate, vila dy-katëshe dhe dy hotele, si edhe ambjente shërbimi.

    Leja e ndërtimit për ngritjen e kompleksit “Porto Lalzi” nga kompania “Svilupo Mare” përkon me kohën kur shoqëria “Aliu Road House” dyshohet se hyri në aktivitetin e pastrimit të parave të trafikut të drogës.

    Marrëveshja 40 mln euro me Redi Pezën, si hyri “grupi i

    Kompleksi rezidencial “Lalzi Seaside” në Hamallaj, Durrës

    Mes kompanisë investitorë “Svilupo Mare” dhe “Ali Road House” rezulton të jetë nënshkruar një Marrëveshje për ndërtimin, nga e cila shoqëria në pronësi formale të Isa Aliut rezulton se ka përfituar plot 121 vila dhe godina të tjera.

    Sipas të dhënave zyrtare, kompania e Isa Aliut merrte përsipër që të ndërtonte godina në një sipërfaqe rreth 90 mijë metra katrorë, me një vlerë investimi rreth 30 milionë euro.

    Pasuritë e regjistruara në emër të “Aliu Road House” në kompleksin “Lalzi Seaside” janë vendosur së fundmi nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

    “Investitori” i vilave

    Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ka konstatuar se shoqëria “Aliu Road House”, në vitin 2021, ka rritur ndjeshëm kapitalin e saj, duke deklaruar në bilanc në fitim mbi një milion euro.

    Pas rritjes zyrtare të kapitalit, në periudhën 2021-2023, “AHR” nënshkruar marrëveshje ndërtimi me kompaninë “Svilupo Mare 1”, me qëllim ndërtimin e rezidencave “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas”, të vendosura në zonën ekskluzive të Hamallajt, në Durrës.

    Marrëveshja 40 mln euro me Redi Pezën, si hyri “grupi i

    Pamje nga projekti “Porto Villas” në Lalëz, Durrës

    Sipas marrëveshjeve, “Aliu Road House” shpk dyshohet se ka ndërtuar me kapitalet e saj si nënkontraktor vilat në sipërfaqe 90 mijë metra katrorë në kompleksin “Lalzi Marina Seaside”.

    Ndërsa në kompleksin “Porto Villas”, kompania me pronar Isa Aliun, kësaj radhe në rolin e investitorit ka lidhur dy kontrata sipërmarrjeje ndërtim me “Svilupo Mare 1” shpk, për një vlerë prej më shumë se 12 milionë euro.

    Në kuadër të këtij hetimi, mësohet se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar edhe një kontroll në ambjentet e kompanisë së biznesmenit Redi Struga, me qëllim identifikimin e mëtejshëm të raporteve të kompanisë së tij, “Svilupo Mare 1” me “Aliu Road House”. /Boldnews

    40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    SPAK dërgon për gjykim Erion Isain e Kolonjës dhe 12 të pandehur

    19.06.2026
    Aktualitet

    Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja

    19.06.2026
    Aktualitet

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    19.06.2026
    Aktualitet

    Do e drogojmë të gjithë Eropën…/ Bisedat mes Shpëtim Aliut dhe Sokol Bibajt

    19.06.2026
    Aktualitet

    Vila është e imja…/ SPAK dyshon se lidhet me Belinda Ballukun, Igli Tare ankimon sekuestrimin

    19.06.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Santjago Malkos, Apeli i GJKKO zbut masën e sigurisë për Ilir Selmanin

    19.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    SPAK dërgon për gjykim Erion Isain e Kolonjës dhe 12 të pandehur

    19.06.2026

    Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja

    19.06.2026

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    19.06.2026

    40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

    19.06.2026

    Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt…

    19.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    U kujtohet sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës

    12.06.2026

    Ka marrë 1 milion euro cash…2 të tjera më vonë! përgjimet e SPAK të grupit kriminal për Samir Mane

    12.06.2026

    45-vjeçari që u gjet i vdekur në Mirditë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

    15.06.2026

    Tiranë/ Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit

    14.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.