Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»1 milion euro brenda 1 sekondi! Kush është biznesmeni shqiptar që bëri gol, por iu anulua

    1 milion euro brenda 1 sekondi! Kush është biznesmeni shqiptar që bëri gol, por iu anulua

    Aktualitet Nga InfoNews14.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    1 milion euro brenda 1 sekondi! Kush është biznesmeni shqiptar që bëri gol, por iu anulua

    Tentativa për të kaluar gati 1 milion euro përmes një karte bankare të huaj dhe terminaleve POS ndezi sinjalet e alarmit te Mastercard International dhe çoi në bllokimin e menjëhershëm të transaksioneve nga banka në Shqipëri.

    Reklamë

    Rasti, i publikuar në Raportin Vjetor 2025 të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, konsiderohet si një nga skemat më të avancuara të dyshuara për mashtrim financiar dhe pastrim parash të evidentuara gjatë vitit të kaluar.

    Sipas raportit, një kompani shqiptare e regjistruar me aktivitet import-eksporti dhe tregtimi mallrash ushqimorë e industrialë kishte krijuar marrëdhënie biznesi me një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri në dhjetor 2024. Administrator i kompanisë rezultonte një shtetas i huaj.

    Vetëm pak ditë pas hapjes së llogarive, kompania vendosi në funksion dy terminale POS dhe nisi testime me një kartë të lëshuar nga një bankë belge.

    Më 26 dhjetor 2024, përmes POS u kreditua një shumë prej rreth 96 mijë eurosh, ndërsa pjesa më e madhe e saj, rreth 83 mijë euro, u tërhoq menjëherë nga llogaria. Vetëm pak ditë më vonë, më 31 dhjetor, kompania kreditoi edhe 152 mijë euro të tjera dhe tentoi të realizonte një tjetër transaksion prej 790 mijë eurosh.

    Sipas AIF, tentativa për të kaluar limite të larta në kartë dhe natyra e pazakontë e transaksioneve sollën ndërhyrjen e Mastercard International, e cila ngriti dyshime dhe bllokoi operacionet. Pas sinjalizimit, banka në Shqipëri bllokoi llogaritë e kompanisë dhe nisi procedurat “charge back”.

    Për të justifikuar qarkullimin e shumave, kompania kishte paraqitur fatura tatimore dhe një kontratë me një subjekt në Belgjikë. Në dokumentacion pretendohej se kompania shqiptare do të ofronte shërbime eskorte, makina me qira dhe makina VIP me qira, ndërsa vlera totale e kontratës arrinte në 2.5 milionë euro.

    Raporti evidenton se dyshimet u shtuan për shkak të qarkullimit të menjëhershëm të shumave të mëdha, tërheqjes së shpejtë të parave nga llogaritë, përdorimit të kartave të huaja dhe natyrës së vështirë për t’u verifikuar të shërbimeve të deklaruara.

    AIF e paraqet rastin si një tregues të mënyrës se si skemat e dyshuara të pastrimit të parave po zhvendosen nga format tradicionale cash drejt pagesave elektronike, terminaleve POS dhe strukturave ndërkombëtare të transfertave financiare.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.