Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    Aktualitet Nga InfoNews11.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët
    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    Një tjetër tender me hije të fortë abuzimi dhe paracaktimi është mbyllur nga shoqëria publike Albanian Gas Service Company Sh.a., e cila ndodhet nën varësinë direkte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Objekti i procedurës me numër reference REF-89865-06-12-2026 ka ngritur dyshime të mëdha për mënyrën se si po menaxhohen paratë publike: “Marrje me qira automjete pa mundësi blerje”, me një fond limit prej 94,796,250.00 lekësh të reja (pa TVSH).

    Reklamë

    Skema e qirasë pa të drejtë blerjeje: Pse të mos bliheshin makinat?

    Pikëpyetja më e madhe e këtij tenderi që kap shifrën e pothuajse mbi 950 milionë lekë të vjetra pa TVSH, lidhet me vetë konceptin e kontratës: marrja e makinave me qira, por pa asnjë të drejtë blerjeje në fund të afatit.

    Kjo formë kontrate ngre dyshime të forta për një skemë të pastër abuzimi me fondet publike. Me dhjetëra miliona lekë të shpenzuara nga paratë e taksapaguesve, institucioni po paguan vetëm shfrytëzimin e përkohshëm të mjetit. Në përfundim të kontratës, të gjitha automjetet mbeten pronë e kompanisë private, ndërsa institucioni shtetëror mbetet me duart bosh, pa asnjë aset në pronësi. Pse shteti nuk zgjodhi blerjen direkte të mjeteve, ku në fund të procesit makinat do t’i mbeteshin institucionit publik?

    Skualifikohen ofertat deri në 68 milionë lekë më të ulëta

    Sikur të mos mjaftonte formulimi i dyshimtë i tenderit, procedura është shoqëruar me skualifikimin e operatorëve që ofruan çmime më të ulëta, për t’ia dhënë kontratën prej 86,445,000.00 lekësh të reja apo rreth 1 miliard lekë të vjetra me TVSH, kompanisë “C L A S S I C” Shpk.

    Nga dokumentet e procedurës shihet se kompania “MOBILITY” Shpk ka paraqitur ofertën më të ulët prej 79,628,850 lekësh tëreja, ose 6,816,150 lekë të reja më pak se fituesi i shpallur. Po ashtu, një tjetër operator, “MEKTRIN MOTORS” Shpk, kishte ofruar 81,702,000 lekë të reja, pra 4,743,000 lekë të reja më pak se oferta fituese.

    Pavarësisht kësaj diference të dukshme, Albanian Gas Service Company Sh.a. ka skualifikuar ofertat më të lira ekonomike dhe ka zgjedhur të shpallë fituese kompaninë “C L A S S I C” Shpk me vlerën 1 miliard lekë të vjetra me TVSH, e cila kap plot 91.19% të fondit limit të vendosur nga shteti.

    Kush qëndron pas kompanisë fituese “CLASSIC”?

    Sipas të dhënave zyrtare, shoqëria “C L A S S I C” Shpk (NIPT: J91909004J) zotërohet nga dy ortakë:

    • Agron Papuli me 66.67% të aksioneve.
    • Artan Qesko me 33.33% të aksioneve (njëkohësisht edhe administrator i shoqërisë).

    Në vend që të shfrytëzoheshin ofertat më ekonomike që do t’i kursenin arkës së shtetit mbi 68 milionë lekë të vjetra, institucioni publik ka zgjedhur t’i falë dhjetëra milionë lekë me qira një kompanie private, për makina që në fund nuk do të jenë kurrë pronë e shtetit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.