Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Inspektori nuk do zgjedhë më kë të kontrollojë”, Sula: Brenda marsit 2027 vendos sistemi, inspektorët do të pajisen me kamera

    11.09.2026

    Mashtrimi i radhës i Edi Ramës? “210 km çdo ditë nëpër Shqipëri, e njoh mirë vendin…”

    11.09.2026

    Betohem! Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që privatizon tenderat e shëndetësisë

    11.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    1.2 mln metër katrorë leje ndërtimi! Goditja e fortë e SPAK

    Nga InfoNews12.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    1.2 mln metër katrorë leje ndërtimi! Goditja e fortë e SPAK

    Nga Ola Xama

    Reklamë

    Lajmi se SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Artur Shehun, Ilir Shtufin dhe Orest Sotën me dyshimin për pastrim të parave që burojnë nga trafiku i drogës është operacioni më i rëndësishëm që vërteton shqetësimin e ngritur prej vitesh nga media dhe ekspertët: furnizimin e tregut të ndërtimit me para të pista.

    Në një hulumtim që kam bërë disa muaj më parë në bazë të lejeve të zbardhura që ka dhënë Këshilli Kombëtar i Territorit në kryeqytet për kulla, grupi i kompanive që lidhet me biznesmenët Ilir Shtufi, Kujtim Shtufi dhe Mark Luli rezulton të ketë marrë numrin më të madh të lejeve ndërtimit.

    Kompanitë Nova Construction Group, (ish-Nova Construction 2012), Ferro Beton & Construction CO, Devealb Construction dhe M.C Inerte janë pajisur me 11 leje për të ndërtuar 727 mijë metra katrorë rezidenca banimi dhe hotele, sipërfaqe që përbën 15% të totalit të volumit të lejeve të dhëna për godina të larta që ka miratuar KKT.

    Kompania Forever Construction në pronësi të Lefter Sotës, babait të Orest Sotës, është pajisur me 3 leje për kulla për një sipërfaqe totale 238 mijë m2.

    Një godinë me 18 kate në bulevardin “Gjergj Fishta” me sipërfaqe 102 mijë m2, e cila më pas në vitin 2023 zgjerohet në 155 mijë m2. Në vitin 2022 janë dhënë dy leje të tjera për ndërtimin e një objekti 12 kate në zonën e ish-Bllokut dhe godinës “Manhatan 1” me 30 kate në rrugën “Asim Vokshi”.

    Emri tjetër për të cilin është lëshuar urdhër arresti, Artur Shehu, është personi i cili pretendon se ka sipërfaqen më të madhe të tokës në projektin që do të zhvillohet në Zvërnec për ndërtimin e resortit turistik, me investitorë dy vëllëzer sirianë me bazë në Katar dhe i promovuar nga familjarët e presidentit të SHBA, Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

    Nga analiza e bilanceve të kompanive që ndërtojnë kulla në Tiranë rezulton se mesatarisht 80% e financimit vjen nga parashitjet dhe kleringu, një model që favorizon depërtimin e parave të pista në këtë sektor.

    Natyrisht që disa porositës mund të jenë dhe qytetarë të ndershëm të cilët kanë dhënë kursimet e tyre ose kanë marrë kredi për të blerë një apartament – por sot nuk janë të sigurtë nëse do ta përfundojë ndonjëherë dhe nëse do të marrin investimin për të cilin kanë dhënë paratë!

    Të mos harrojnë se kjo nuk do të ishte bërë e mundur pa kreun e Këshillit Kombëtar të Territorit, Edi Rama, i cili krijoi këtë strukturë tregu dhe model ekonomik: paratë tona mund të shkojnë vetëm te një dorë njerzish që jep leje ai.

    Sot në shesh dhe për këtë!

    Sipas të dhënave paraprake, në listën e të dyshuarve janë:

    * Artur Shehu
    * Ilir Shtufi
    * Orest Sota
    * Orgert Bircaj
    * Edmond Jaupi
    * Artur Koceku
    * Abedin Koceku
    * Erion Rama
    * Adi Rama
    * Dritan Aga
    * Baftri Troci
    * Gëzim Islami

    Reklamë
    1.2 mln metër katrorë leje ndërtimi! Goditja e fortë e SPAK Abedin Koçeku Adi Rama Artur Koceku Artur Shehu Baftri Troci Dritan Aga. Edmond Jaupi Erion Rama Gëzim Islami Ilir Shtufi Orest Sota Orgert Bircaj
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “Inspektori nuk do zgjedhë më kë të kontrollojë”, Sula: Brenda marsit 2027 vendos sistemi, inspektorët do të pajisen me kamera

    11.09.2026
    Aktualitet

    Mashtrimi i radhës i Edi Ramës? “210 km çdo ditë nëpër Shqipëri, e njoh mirë vendin…”

    11.09.2026
    Aktualitet

    Betohem! Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që privatizon tenderat e shëndetësisë

    11.09.2026
    Aktualitet

    Emri sekret! Operacioni misterioz në Greqi, mes të arrestuarëve shqiptari i kërkuar për vrasje?

    11.09.2026
    Aktualitet

    ”Cicmic” me 50 mln euro nën hundën e SPAK-ut! Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit

    11.09.2026
    Aktualitet

    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve

    11.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “Inspektori nuk do zgjedhë më kë të kontrollojë”, Sula: Brenda marsit 2027 vendos sistemi, inspektorët do të pajisen me kamera

    11.09.2026

    Mashtrimi i radhës i Edi Ramës? “210 km çdo ditë nëpër Shqipëri, e njoh mirë vendin…”

    11.09.2026

    Betohem! Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që privatizon tenderat e shëndetësisë

    11.09.2026

    Emri sekret! Operacioni misterioz në Greqi, mes të arrestuarëve shqiptari i kërkuar për vrasje?

    11.09.2026

    ”Cicmic” me 50 mln euro nën hundën e SPAK-ut! Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit

    11.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.