Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EKSKLUZIVE/ Shoferi i Ergys Agasit, kapet edhe Uljan Shpataraku

    26.08.2026

    I vihen prangat në Durrës Ergys Agasit

    26.08.2026

    Me origjinë nga Gramshi! Vrasja në Greqi, dalin emrat e viktimës dhe autorit

    26.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vrasja në Sarandë, flet i plagosuri: Konflikt për një pronë

    Nga InfoNews09.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vrasja në Sarandë, flet i plagosuri: Konflikt për një pronë

    Zbardhet dëshmia e Kostandin Voglit 31- vjeç, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e 7 majit nga shkrehja e armëve në lokalin e Rexhep Ismailit në lokalin në pronësi të tij në Gjashtë të Sarandës. Ismaili mbeti viktimë pasi u qëllua me plumb në kokë nga Lulzim Tabaku.

    Përpara togave të zeza, Vogli ka rrëfyer se shkoi në lokalin e 66-vjeçarit, i shoqëruar nga 5 persona të tjerë, për të sqaruar konfliktin që kishte me Viktor Ruçin, mik i Ismailit, i cili atë natë ndodheshin në një tavolinë.
    31-vjeçari rrëfen se me Ruçin ishte në konflikt për një beach bar në Ksamil. Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, çka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve. Mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti.

    “Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit,” mësohet të ketë deklaruar Vogli.
    Dinamika e ngjarjes
    Rreth orës 21:30, në lokalin e Rexhep Ismailit, mbërriti një grup prej 6 personash, pasi i kishte thirrur Kostandin Vogli, i cili kishte informacion se te karburanti dhe lokali i vëllezërve Ismaili ndodhej 50-vjeçari Viktor Ruçi, me origjinë nga Tepelena dhe banues në fshatin Gjashtë.
    Në sherr e sipër, 66-vjeçari Rexhep Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me “Kallashnikov”, duke hapur zjarr disa herë ku ka mbetur i plagosur Kostandin Vogli. Ndërsa autori i dyshuar, Lulzim Tabaku, e ka qëlluar me pistoletë me plumb në kokë Ismailin. Pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.
    Policia ka shpallur në kërkim autorin Lulzim Tabaku i akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” së bashku me Idriz Çela, Eljo Muço, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla, të cilët akuzohen për kanosje e shkatërrim të pronës.

    Reklamë
    flet i plagosuri: Konflikt për një pronë Vrasja në Sarandë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Shoferi i Ergys Agasit, kapet edhe Uljan Shpataraku

    26.08.2026
    Aktualitet

    I vihen prangat në Durrës Ergys Agasit

    26.08.2026
    Aktualitet

    Me origjinë nga Gramshi! Vrasja në Greqi, dalin emrat e viktimës dhe autorit

    26.08.2026
    Aktualitet

    Mafia shqiptare, perandore e drogës në Ekuador! Roli i Dritan Rexhepi, Dritan Gjika dhe Arbër Çekaj

    26.08.2026
    Aktualitet

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026
    Aktualitet

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EKSKLUZIVE/ Shoferi i Ergys Agasit, kapet edhe Uljan Shpataraku

    26.08.2026

    I vihen prangat në Durrës Ergys Agasit

    26.08.2026

    Me origjinë nga Gramshi! Vrasja në Greqi, dalin emrat e viktimës dhe autorit

    26.08.2026

    Mafia shqiptare, perandore e drogës në Ekuador! Roli i Dritan Rexhepi, Dritan Gjika dhe Arbër Çekaj

    26.08.2026

    Mjeshtri i arratisjeve! Kapet në Spanjë Taulant Toma

    26.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Vodafone “njeh” Borshin si Greqi, skandali me valët, qytetarët: Gjithë ditën pa askes…

    24.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.