Vrasja e shqiptarit në Itali, sekuestrohet arma e policit
VENECIA, Itali – Hetimet për vrasjen e një shqiptari në zonën e Cavarzeres, pranë Venecias, kanë marrë një zhvillim të rëndësishëm.
Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë ANSA, La Nuova Venezia dhe Il Mattino di Padova, arma e shërbimit e njërit prej policëve të përfshirë në operacion është sekuestruar nga autoritetet për t’iu nënshtruar ekspertizës balistike.
Kush e vrau shqiptarin në Itali? Arratisja e Ervis Murrës, çfarë ndodhi gjatë përplasjes me policinë
Prokuroria e Venecias po heton rrethanat në të cilat shqiptari humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Një nga pistat që po verifikohet është nëse plumbi fatal është qëlluar nga arma e efektivit.
Ndërkohë, 37-vjeçari Ervis Murra, i cili kërkohej nga autoritetet italiane, vijon të jetë në kërkim. Policia ka vijuar kontrollet në zonën e Cavarzeres dhe territoret përreth.
Një tjetër person i ndaluar fillimisht pas ngjarjes, sipas raportimeve të ANSA-s, nuk rezulton të ketë lidhje me incidentin.
Deri në këto momente, identiteti i viktimës nuk është bërë publik në mënyrë të konfirmuar nga mediat italiane. Gjithashtu, mbetet ende për t’u përcaktuar përfundimisht se nga cila armë u qëllua plumbi që i mori jetën shqiptarit.
Luftë mes policisë dhe shqiptarëve në Itali, vritet një i ri, arratiset Ervis Murra
Ekspertiza balistike dhe hetimet e prokurorisë pritet të hedhin dritë mbi atë që ndodhi gjatë operacionit policor.
Ngjarja mbetet nën hetim nga autoritetet italiane.

